-U tha në Opinion

A do të ndryshojë filozofia e lojës?Flet trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho Mendes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:13 - 25/01/23 |
Opi Nion

Federata Shqiptare e Futbollit arriti marrëveshjen me trajnerin Sylvinho Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në fillim të këtij viti. Sylvinho ka zëvendësuar në këtë detyrë italianin Edoardo Reja.

I ftuar në emisionin “Opinion”, trajneri Sylvinho Mendes ka treguar se ftesa për të qenë trajner i ekipit tonë kombëtar i ka ardhur nga Presidenti i Federatës, Armand Duka.

Ndër të tjera ai ka folur për karrierën e tij, punën që do të bëjë me lojtarët e Kombëtares duke nisur nga ndjekja e ndeshjeve të atyre që luajnë në Europë, por edhe për personat që do të jetë në stafin e tij.

Intervista e plotë

Fevziu: Z.Silvio, mirëmbrëma dhe mirëserdhët në Shqipëri!

Silvio: Mirëmbrëma të gjithëve!  Faleminderit!

Fevziu: Si ndjeheni qe tani jeni Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit?

Silvio: Është një ndjesi e mire! Ndjehem mire, para se gjithash sepse njerëzit këtu janë shume mikpritës, njerëz qe te bëjnë te ndjehesh vërtet mire, te bën te ndjehesh si nË shtëpi.  Jam prej 2 – 3 ditësh këtu nË TiranË dhe ndjehem shume mire.

Fevziu: A dinit diçka mbi Shqipërinë para se te vinit këtu?

Silvio: Pak , shume pak ne fakt, por pashë që Tirana është një qytet i bukur, shumë mirë.

Fevziu:  Si ju erdhi ftesa për të qenë trajner i Kombëtares Shqiptare te Futbollit.

Silvio: Shiko, unë jetoj në Portugali, në qytetin e Portos…

 Fevziu: qytet i bukur…

Silvio: po qytet i bukur, po… ftesën ma ka bere Presidenti  i  Federatës , Armand  Duka që të organizonim një darke në Milano. Unë kam jetuar në Milano për 4 vjet  dhe shkova atje, bëmë këtë darkën, folëm për futbollin, për projektin, çfare mendoj për futbollin , edhe për stafin  …

Fevziu: …dhe kështu nga kjo darkë në Milano, nisi pra kjo aventurë…tashmë…

Silvio: E drejte, një aventure e bukur…

 Fevziu: Aventure e bukur në Kombëtaren Shqiptare… e mendoni  që do të jetë një aventure e bukur?

Silvio: Jam plotësisht i bindur…

Fevziu: A e dini që Shqipëria ka patur shume probleme se fundmi, por të themi edhe historikisht. Kemi një kualifikim ne 2016 që është rezultati me i mire qe kemi patur ndonjëherë. Mendoni  qe e kemi mundësinë ta përsërisim serish ketë sukses?

Silvio: Mendoj se po! Mora vesh qe ne 2016 ka qene dhe viti më i mirë, momenti më i mirë për Kombëtaren Shqiptare, por jam plotësisht i bindur qe do te bëjmë një punë të mirë se bashku dhe sigurisht do të luftojmë që të arrijmë kualifikimin në 2024.

Fevziu: Para se te vinit në Shqipëri, a kishit dijeni mbi lojtarët shqiptarë, a njihnit ndonjërin prej tyre?

Silvio:  Po, pak i njihja, sepse futbollisti shqiptar është një lojtar teknikisht i fortë, mund te themi qe kemi një grup prej 30 lojtaresh që janë thirrur, i kemi të disponueshëm rreth 80 – 90 % të tyre që luajnë në Evrope, që luajnë në Itali,  në kampionatet më të mira.

Fevziu: Për momentin, le të themi  që lojtaret më të mirë që ne kemi nuk janë në kushtet më të mira, kanë patur dhe probleme…

Silvio:  Po,…dëmtime

Fevziu: Po dëmtime, pra do t’ju duhet te filloni pak me vështirësi…

Silvio: Po sigurisht…me vjen vërtet keq se një futbollist qe  ka pësuar  dëmtime  është një moment i vështirë për të, Armand Broja është një lojtar i forte, i ri, me vjen shume keq për te …

Fevziu: Një nga më te mirët që unë personalisht kam parë, nuk jam ekspert, thjesht e ndjek me kënaqësi futbollin,  është me i miri që kam parë në Kombëtaren tonë, shpresoj që do të vazhdojë kështu edhe gjate karrierës se tij …

Silvio: Po le të shpresojmë!

Fevziu:  Ndonjëherë lojtaret e nisim mire dhe nuk mund te vazhdojnë të jene ne lartësinë e duhur .. ju nga ata që njihni, përveç  Brojës, kë  tjetër mund te përmendni?

Silvio: Unë në fakt kam patur një eksperience te vogël edhe me Manaj ne 2014 në Inter…

Fevziu:  Kur luante per Inter –  Milano…

Silvio: Edhe  Milanin , ishte me Roberto Mancinin, po ai ishte një djalosh i vogël atëherë dhe Robertos i pëlqente shume, se është i lirë, ne kuptimin që në futboll  është i mirë, dmth di si të pasoje, kalimet e topit, organizues i mire i lojës,  pra ndonjëherë duhet dikush  qe merr topin dhe bën diçka ndryshe.  Dhe ai kështu ishte një djalosh i tillë, po flas për 2014. Sot ai është …burrë.

Fevziu:  A keni pare, ndjekur ndonjë ndeshje te Kombëtares Shqiptare në televizion?

Silvio: Po, pas darkës me Presidentin Duka, u ktheva ne Portugali, kam pare dy ndeshje miqësore, atë me Italinë dhe Armeninë. Me  Armeninë është një skuadër paksa mikse, por ishte ndryshe.  Ishin ndeshje miqësore. Por puna fillon sot për të parë gjithçka.

Fevziu: Ju do te qëndroni  në Tirane apo do të jeni vetëm për ndeshjet?

Silvio: Jo sigurisht, e kuptoj që për futbollin, punën me duhet të jem këtu, pikë së pari, nëse me lejoni, unë mendoj që kombëtarja është diçka ndryshe, ne duhet të qëndrojmë afër njerëzve…

Fevziu: Sigurisht!

Silvio: une kam punuar per nje periudhe per kombetaren e Brazilit , tingellon pak ndryshe, une jam brazilian sigurisht me  pasaporte spanjolle dhe kam jetuar ne Itali …nje lemsh…

Fevziu: ….dhe që tani jeton në Porto… është një lëmsh i vërtetë!

Silvio:  Po ashtu është! Por mendoj që me duhet të kuptoj njerëzit këtu, prandaj duhet të jem këtu…

Fevziu: Duhet te kuptoni edhe mentalitetin e njerëzve?

Silvio: Sigurisht. Ti vjen të jetosh në Tiranë sepse nga aty nis puna, me pas do të bej një kafe, një shëtitje, të bej drekën, darkën, pra do bëj gjithçka. Kombëtarja është fryma e bashkimit, gjithpërfshirjes se njerëzve dhe kjo është diçka e bukur.

Fevziu:  Por kemi një problem që zakonisht pjesa  më e madhe e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare vijnë nga kampionatet e huaja dhe jo nga ai shqiptar, dhe në këtë mënyrë ju nuk mund t’i ndiqni se çfarë po bëjnë ata në Evropë.

Silvio:  Po një pjesë e punës është në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër të shkosh të shohësh e te monitorosh  lojtaret.

Fevziu:  Mendoni që Kombëtarja shqiptare ka lojtarë…

Silvio: Sigurisht…

 Fevziu… Që mund të bëhen pjese e Kombëtares …

Silvio:  Po patjetër, pse jo! Të premten kemi një ndeshje, sot ma kanë konfirmuar do të shkojmë tek Partizani.

Fevziu: Në Tiranë?

Silvio: Po në Tiranë.

Fevziu: Normale! Ju keni vendosur të qëndroni në Shqipëri. Do te sillni këtu edhe familjen  apo do të jeni vetëm?

Silvio:  Jo sepse familja ka disa probleme… nuk them  me lëmsh… nuk kemi  kështu problemesh. Unë jam i martuar, bashkëshortja ime jeton në Portugali, kam një djalë 17 vjeç, luan futboll dhe vitin që vjen do të shkojë në universitet.  Vajza ime është 20 vjeç, jeton ne Madrid, ka jetën e saj tashmë atje.

Fevziu: A është vështirë të jesh trajneri i një Kombëtareje, ju keni qenë jo i pari të themi në kombëtaren braziliane, por tani qe jeni trajneri kryesor i Kombëtares a  ju duket e vështirë?

Silvio: Si kryesori…

Fevziu: Është në fakt përgjegjësi?

Silvio: Po patjetër që po. Duhet të vlerësojmë gjithçka. Unë dua të jem pranë njerëzve me të cilët do punoj, me pas edhe monitorimi i djemve, pra gjithçka që duhet, por gjithsesi është pune e bukur, e bukur por dhe me përgjegjësi të madhe.

Fevziu:  A do të ndryshojë ndonjë gjë ne filozofinë e lojës se Kombëtares shqiptare?

Silvio: Me të gjithë respektin e botës, nuk po flas për taktiken por qëndrimin/ të sjellurit  sipas meje sigurisht që po,…

Fevziu: Po flas në përgjithësi.

Silvio: Patjetër, sigurisht! Është e drejte!  sepse dikush mund te mendoje ndryshe.. nuk e kam fjalën për taktiken, flas për qëndrimin, të sjellurin, pasi siç thashë Kombëtarja është një frymë ndryshe, është shpirti i një vendi, është përfaqësuese e njerëzve te vendit. Për këtë sigurisht do të bëjmë gjithçka të mirë.

Fevziu: Kush do të jetë në ekipin tuaj, cilët do të jenë ndihmësit tuaj?

Silvio:  Unë vërtet kam një staf te mire…

 Fevziu: Po edhe kjo është e rëndësishme …

Silvio: Po është e rëndësishme, madje shume , pasi nuk mund te besh futboll i vetëm.  i vetëm nuk bën dot asgjë.  Pablo Zapaleda është një ish-mbrojtës i djathte…

 Fevziu: Edhe ai është shume i njohur.

Silvio: Argjentinas, shume i njohur, një njeri shume i pasionuar pas futbollit, e njoh prej 2010, kam qenë vitet e fundit si lojtar bashke me të ne Manchester City. Me pas Doriva, një ish futbollist i Sampdorias i viteve ’90, ka punuar si trajner edhe ne Brazil, ka përvoje, një njeri shume i përgatitur, i qetë dhe prej dy ditësh që jam në Federate kam patur kënaqësinë te njoh njerëz të afte që punojnë aty. Kemi pra një staf te mirë.

Fevziu: Tani le të flasim, të leme pak mënjane impenjimet me Kombëtaren, në cilin qytet të Brazilit keni lindur.

Silvio:  Kam lindur ne një qytet të çmendur që është San Paolo, njerëzit janë vërtet… po ne fakt e dashuroj San Paolon …

Fevziu: Është një nga qytetet më të mëdha të botës…

Silvio: Po të botës.

 Fevziu:  Aty filluat t luanit?

Silvio: Patjetër!

Fevziu: Si kanë qenë hapat e parë në futboll?

Silvio: Po përpiqem t’ua përmbledh shpejt. Kam filluar kur isha 7 – 8 vjec.

Fevziu:  Në Brazil thuhet qe te gjithë dine të luajnë futboll.

Silvio:  Po të gjithë luajnë futboll, dhe te gjithë marrin vesh nga futbolli e kam pare tani si trajner.

Fevziu: Fillimisht e nisët në Brazil dhe me pas u transferuat ne Evrope.

Silvio:  Ashtu është!

Fevziu: Le te themi cili ka qene momenti me i rëndësishëm kur luanit në Evropë.

Silvio:  Po ja ka patur dy momente te themi te rëndësishme…

Fevziu:  Shume të rëndësishme

Silvio:  I pari kur me transferuan te luaj tek Arsenali, në 1999 ka qene braziliani i parë…

Fevziu:  Pra transferimi i parë… i pari brazilian tek Arsenali?

Silvio: Po braziliani i pare tek Arsenali …i pari.

Fevziu:  ..Ashtu? nuk e dija këtë.

Silvio:  Po, po përvoja e pare me një brazilian, e para.

Fevziu: Dhe me pas u transferove ne Barcelone qe sigurisht keni patur një sukses te madh, por edhe ne skuadrat e tjera, po momenti tjetër cili ka qene?

Silvio: Momenti tjetër është tek Barcelona, sepse periudha e fundit isha 36 vjeç, me pas trajner ishte Guardiola 2008/9, shënuam tre here, dhe ne ndeshjen e  fundit e sezonit ishte ne Rome me Manchester United ne finalen e Champions Leage.

Fevziu: Po me kujtohet në 2009 ishte se kam qene ne stadium.

Silvio: Po bënte vape atë dite … dhe fituam..

 Fevziu: Ato janë momente pastaj…

Silvio: Oohh ai ishte një moment vërtet i bukur.

Fevziu: Interesant…

Silvio: Shume.

Fevziu: Por të jetuarit në Evrope?  Ti ke jetuar ne Londër, në Porto tani, në Barcelone,  në Milano.  Cili është qyteti më i mirë?

Silvio: Për këtë kam patur lufte me bashkëshorten time, sepse gruas time i pëlqen shume Barcelona, sigurisht, edhe unë, është një qytet i bukur, por ne Milano kam parë.. kam jetuar aty 4 -5 vjet dhe më ka impresionuar shume, sikurse dhe Barcelona

Fevziu: Tani që jetoni ne Porto, a ndjeheni mire aty?

Silvio: Po. Por tani jam në Tirane

Fevziu:  Nuk diskutohet tani jeni në Tiranë, patjetër që në Tiranë.

Silvio: Sigurisht!

Fevziu: A është e vështirë për një futbollist momenti që lë fushën si lojtar dhe fillon një jete te re?

Silvio: Ështe vërtet shume e vështirë! Nuk është aspak e lehte, nuk e kalon lehte!

Fevziu: I mesuar pas 15 – 20 vjetësh të jesh ne fushë e me pas duhet ta lesh atë?

Silvio:  E veshtire, tepër e vështirë. Të thonë qe je futbollist i njohur, te vijnë te vizitojnë por kur te vjen radha, të vjen e ne atë moment është e vështirë shume…

Fevziu: Nuk e përjeton lehte.

Silvio: Sigurisht, tjetër gjë të zgjohesh të hënën dhe ti thuash gruas, nuk do te shkoj për stërvitje e çfarë te bej, jam vetëm 36 vjeç …

Fevziu: Je akoma i ri në atë moshë.

Silvio: Je akoma i ri, është e vështirë.

Fevziu: Si u bere trajner?

Silvio: E para gjë me Roberto Mançinin ka qene vërtet bukur… ai pasi mbaroi ne 2010 tek Manchester, ai me tha: ‘ Silvio pse nuk bëhesh bashkëpunëtori im… por ne atë moment nuk e mendoja, po mire Mister i thashë edhe mund ta bej por kisha 15 vjet  qe isha larg  shtëpisë… tek Manchesteri nuk ka qene e lehtë, dhe i thashë gruas, unë duhet të kthehem mbrapa ne vite, dhe ajo me tha shkojmë jetojmë ne Barcelone, i thashë: jo, shkojmë në San Paolo…

 Fevziu: Dhe u ktheve ne San Paolo?

Silvio: Po, u ktheva.

Fevziu: Pas thuajse 15 vitesh ne Evrope..

Silvio: Po pas 15 vitesh ne Evrope, sepse prindërit e mi, e kanë te vështirë për te kuptuar disa gjera, sepse mendoja diçka me tepër nga prindërit e mi. I lëshe kur ishin 50 vjeç dhe i gjeta qe ishin 65, ishte ndryshe…

 Fevziu: Ishte ndryshe. Ishte e vështirë te jetoje ne San Paolo pas 15 vitesh ne Evrope?

Silvio: Po ishte! E pata te vështirë , pak me vone ne 2011 pata përvoja si bashkëpunëtor ne disa skuadra … e me pas…

 Fevziu: …dhe tani do te qëndrosh ne Tirane.

Silvio: Po.

Fevziu: le te themi qe po bëhesh një shqiptar i vërtete.

Silvio:  Po, sigurisht!

Fevziu:  Duhet te fillosh te bëhesh i tille.

Silvio:  Të paktën te filloj…

Fevziu: Unë dua vërtet t’ju uroj shume sukses  le te themi ne aventurën tuaj dhe shpresoj qe te jete një aventure e mire edhe për Shqipërinë, shpresoj te arrije kualifikimi ne Kampionatin Evropian. Faleminderit qe ishit këtu sonte!

Silvio:  Edhe unë ju falenderoj shumë!

Fevziu:  Ishte një kënaqësi.

Silvio: Shume faleminderit!

Fevziu: Faleminderit Silvio!

Silvio: Faleminderit juve!/Opinion.al

 

 

 

 

Pas