Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të mësojnë të urrejnë fëmijët e Joan Miros?

2017/08/18 at 8:01 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të mësojnë të urrejnë fëmijët e Joan Miros?

Nga Reldar Dedaj


Kamioni vrasës ka përshkruar rreth 500 metra deri sa ka mbërritur në Las Rambas, në zemër të qytetit, me shumë gjasa duke mbjellë tërbimin në rrugë, ndërsa përdhe gjendeshin njerëz të vdekur dhe të plagosur. Ai e ka ndaluar trajektoren e tij vdekjeprurëse vetëm mbi qeramikën e bukur që Joan Miro ka vendosur në dyshemenë e shëtitores. Kamerat dhe filmimet amatore të dëshmitarëve tregojnë një karrocë fëmijësh, si ajo e mbesës time të ngulur në një pemë.

Mandej, dhjetra të rinj të shtrirë përdhe, diku një vajzë me gjakderdhje në kokë, aty një djalë me këmbë të thyer, kalimtarë dhe policë që ndihmojnë të plagosurit. Është një peizazh i tmerrshëm njerëzor, por krejt i zakonshëm në rastet e vrasjeve kolektive. Kujtesë! Metroja e Londrës, metroja e Madridit, metroja e Parisit, aeroporti i Brukselit, tregu i rrugës në Berlin … Ne jemi të gjithë të pambrojtur.

Vdekja godet akoma më fort në një qytet të mbushur me jetë, shpërthyes, akoma më i etur për gjëra të reja. Të gjithë ne duhet t’a kuptojmë njëherë e përfundimisht se bashkëkohësit tanë, qoftë se jetojnë në anën tjetër të rrugës, a në fund të botës, prapë dy hapa larg i kemi; qëndrimet tona i ndjejnë në mish, e edhe ne të tyre. Pamjet tragjike të vrasjes, të shpërndara kudo pa censurë, nuk mund të jenë diçka e veçuar nga pjesa tjetër e botës. Këtu nuk flitet për një tragjedi që i ndodhi vetëm një shteti, por përtej kësaj, për atë se si do të jetë bota nesër.

Sigurisht, ajo, do jetë krejt ndryshe nga një ditë më parë.

Sot, me të drejtë, ajo shihet e ndarë në qytetërime rivale, këto “qytetërime” ndeshen së pari në mendjen e të shtypurve, gra e burra.

Nuk është e rastit që atentatet më vrastare dhe më të bujshme të këtyre viteve të fundit, ata të Nju Jorkut, të Madritit, të Londrës, të Parisit, Nises, Berlinit dhe Barcelonës, janë bërë prej të mërguarish, militanti islamik që udhëhoqi sulmin ndaj kullave binjake të World Trade Center, po mbaronte tezën e doktoraturës për urbanizëm në një universitet gjerman, ishte një prej tyre.

Modeli i vrasjes është i zakonshëm, përsëritur në disa sulme të fundit në gjithë Europën (dhe më gjerë). Një qytet i njohur, një vend simbolik, një hapësirë e mbushur plot me njerëz dhe në fund fare, njerëz të pambrojtur. Pastaj një armë vdekjeprurëse, një mjet që realisht nuk duket si armë: një makinë tjetër, si shumë e shumë të tjera që qarkullojnë në rrugë… dhe kaq. Asgjë më shumë.

Njeriu sapo ka hyrë në portën e tragjedisë, madje krejt lehtësisht. Realisht porta është veçse pak metra më larg. Një çarje që të shpie diku. Ngjason më tepër me atë portën që dikush pandeh t’a ketë lexuar tek Dante Alighieri te Parajsa e Komedisë, ku hyet pa kthim.

Nga dje, Barcelona është shndërruar në kryeqytetin e dhimbjes, pasi dy ditë më parë, Madridi ishte nën shpërthimin e Atocha-s. Por bota duhet të kuptojë se si do të jetë kryeqyteti i dinjitetit. Barcelona sapo kishte festuar 25 vjetorin e Lojërave Olimpike të vitit 1992. Qytet paqësor, tolerant dhe mirëkuptues. Kulturë shumëngjyrëshe dhe identitete të përbashkëta: katalanas, spanjoll dhe europian.

Duket se sa pak ka fituar njeriu nga ajo shije e mirë e atij përvjetori. Lojërat gjithmonë kanë qenë gjenerator të miqësisë dhe armëpushimit në konflikt. Por disa njerëz preferojnë më parë urrejtjen se dashurinë, trishtimin se sa shpresën për të nesërmen, tragjedinë përpara paqes. Ata duan të sjellin vdekjen. Dhe kjo do t’u mbërthejë sytë, por kurrë zemrat e tyre. Me shumë gjasa, fëmijët e Joan Miros, kurrë nuk do të mësojnë të urrejnë.

 

 

 

Etiketa: Reldar Dedaj


Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
Shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar, përfaqësim i ulët në njësitet speciale

Shqiptarët në Maqedoni të diskriminuar, përfaqësim i ulët në njësitet speciale

Patozi ironizon kryeministrin: Rama i vodhi Bashës Republikën e Re

Patozi: Qeveria nuk rrëzohet nga brenda Lulzim

Hetimet/ “Barcelona do tronditej me eksploziv”, sulme të mëdha ishin planifikuar

Hetimet/ “Barcelona do tronditej me eksploziv”, sulme të mëdha ishin planifikuar
















TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com