Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të lindë Europa kontinentale më 2020?

2019/12/28 at 8:32 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të lindë Europa kontinentale më 2020?

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në BE.

Po konturohet gradualisht një distancim prej aksit gjermano-francez si qendër vendimtare pushteti dhe një kthim tek strukturat historike. Ndër to bën pjesë edhe krijimi i një blloku europiano lindor-qendror, pikërisht në pjesën ku dikur qeverisnin Habsburgasit: grupi i Vishegradit me Hungarinë, Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë si dhe me vendet e tjera të rajonit të lidhura gjithnjë e më ngushtë me të.

Vendi i Gjermanisë në BE?

Gjermania duhet t’i shtrojë pyetjen vetes, se ku e ka vendin në Europë? Konfigurimi i ardhshëm i unionit varet prej këtij vendimi. Politikanët gjermanë shpesh hiqen sikur nuk janë ata drejtuesit e qendrës së pushtetit në kontinent. Por vendet e tjera e dinë këtë fare mirë. Kjo është një ndër arsyet, se përse britanikët po i lenë lamtumirën BE-së: sepse ata e ndjejnë dominancën gjermane dhe nuk duan që të jenë të lidhur pas strukturave të tilla.

2019 ishte një vit i fërkimeve të vazdhueshme mes Parisit dhe Berlinit: fillimi i përballjeve për dominancë në një BE të re kontinentale. Edhe francezët e ndjejnë, që Gjermania në të ardhmen mund ta dominojë politikisht kontinentin më qartë se çdo herë tjetër më parë që pas Luftës së Dytë Botërore, ndaj përpiqen të mbrohen prej kësaj. Me receta, që janë përdorur edhe prej de Gaulle, Mitterrand e të tjerëve presidentë francezë: ta kushtëzojnë Gjermaninë në struktura, që nuk lejojnë rrugë të mëvetsishme. E në këto struktura duan që mundësisht të zenë vet pozicione kyçe. Thitrrja e Macron-it për një ushtri europiane ishte një hap i tillë. Franca si një fuqi e vetme atomike në perëndim të kontinentit dhe si i vetmi vend me vullnet të qartë për të ndërhyrë edhe ushtarakisht jashtë vendit, do ta dominonte një ushtri të tillë.

Gjermania ndërkohë e sheh veten në lindje përballë një realiteti të ri e të vjetër: vendet e Europës Qendrore, ku dikur shtrihej Perandoria e Habsburgasve, ofrohen si aleate. Zhvillimi vendimtar i viteve të fundit në Lindje nuk ishte debati verbal me Berlinin për tema si migracioni, shteti ligjor dhe integrimi europian, por insistimi i europiano lindorëve e qendrorëve, që Gjermania t’i pranojë si partnerë strategjikë. E bashkë me ta t’i kthehet parimeve të një politike realiste e pragmatike të influencës dhe interesave, në vend të predikimit të vazhdueshëm të moralit. Këto vende ofrohen për të forcuar pushtetin e Gjermanisë në Europë, në rast se Gjermania u ofron diçka në këmbim atyre.

Grupi i Vishegradit

Ky insistim po përforcohet pas kuintave që në vitet 2014/15. Po shtohen shenjat, që ky opcion ka nisur të merret në konsideratë në Berlin. Ministri i Jashtëm Heiko Maas ende vazhdon të predikojë moral, por pas kësaj fasade ai synon një “politikë të re ndaj lindjes”. Ai u referohet shteteve të Vishegradit. Edhe një kërkesë e liberalëve në Bundestag kërkonte në vjeshtë një bashkëpunim strategjik të institucionalizuar  me këto vende. Ndonëse kjo zyrtarisht nuk ka shans të trajtohet, sepse liberalët janënë opozitë, një numër politikanësh të partive në pushtet kanë sinjalizuar, se një gjë e tillë është e domosdoshme. Ato duan të përpiqen që kjo kërkesë mundësisht të trajtohet në komisionet parlamentare.

Gjermania pas Brexitit duhet t’i përkushtohet Europës Qendrore dhe Lindore – si një kundërpeshë ndaj Francës, por edhe për t’i afruar vendet e Vsihegradit dhe për t’i mbajtur ata larg prej lëvizjeve të djathta në Itali dhe në Francë. Por në këtë drejtim pengesën më të madhe e ka krijuar vet politika gjermane: Debati ligjor dhe neni 7 i proceseve të BE-së ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Si mund të mbyllen procese të tilla? Askush nuk e di – të falen “mëkatarët” – këtë askush nuk ka guxim ta bëjë – nga frika, se me këtë mund të vihen edhe vet në shënjeshtër. Por as dënim nuk do të ketë – sepse vendimi kërkon unanimitet.

Shpresë ndaj mekanizmit të shtetit ligjor

Zgjidhja do të ishte mekanizmi i shtetit ligjor i menduar prej Komisionit të ri të BE-së, që do të vlente për të gjitha vendet. Ky do të ishte një shans, për t’i kaluar proceset ekzistuese në mekanizmin e ri. Por një hap i tillë duhej bërë me shumë kujdes. Sepse shtrohet pyetja se si qendron puna me Gjykatën Kushtetuese franceze të politizuar dhe pavarësinë e saj? Apo me politikën tradicionalisht me pështjellime korruptive në Austri? Ose me praktikën e diskutueshme të tenderave me paratë e BE-së në Greqi? Lista është shumë e gjatë.

2020 kësisoj mund të jetë çasti i lindjres së një BE-jë kontinentale, politika e së cilës sërish të kujton më shumë politikën pragmatike se sa predikimin biblik në mal. /DW

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Plakja e popullsisë, nga kujdesi për fëmijët, po kalohet tek të moshuarit

Plakja e popullsisë, nga kujdesi për fëmijët, po kalohet tek të moshuarit

VIDEO/ Anija del nga kontrolli dhe përplaset në brigjet e Stambollit

VIDEO/ Anija del nga kontrolli dhe përplaset në brigjet e Stambollit

Sulmi terrorist me makinë bombë lë të paktën 61 viktima

Sulmi terrorist me makinë bombë lë të paktën 61 viktima

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com