Drejtori i Partizanit, Dervishi ka folur për mediat për problemet që po kalon Mazrekaj në kampin e kuq.
“Këto ditë nëpër mediat sportive është diskutuar shumë rreth çështjes “Mazrekaj”. E vërteta e Mazrekajt qëndron kështu: Lojtari ndodhet në Kosovë me lejen time, pasi ka kërkuar të jetë pranë familjes, dhe të përgatitet për vizitat mjeksore që do të kryejë në Itali.
Mazrekaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë dhe i përket vetëm Partizanit. Nuk ka një çështje “Mazrekaj” gjithçka vijon normalisht në skuadër”deklaroi ai.