Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama për një skemë të mirëfilltë korruptive në ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”.
Sipas saj, Rama kërkon ta kthejë stadiumin në qendër të madhe tregtare dhe biznesi dhe ta trajtojë si pronë të tij, duke u shpërndarë miqve dhe klientëve të tij hapësirat, sipas interesave personale, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.
Duke iu drejtuar sipermarrësve dhe të interesuarve për këtë projekt, Partia Demokratike u kërkoi të mos bëhen pjesë e kësaj skeme korruptive, pasi ajo nuk do ta njohë atë dhe do ta anullojë sapo të vijë në pushtet.