Bota

A do të ketë ndalim të hapësirës ajrore në Ukrainë? Çfarë vendosi NATO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 16/03/22 |
Opi Nion

Sot u mblodh Ministeriali i NATO-s ku është diskutuar mbi situatën e luftës në Ukrainë.

Pas diskutimeve, ministrat e vendeve anëtare të NATO-s kanë vendosur që të mos krijojnë një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, pasi nuk është anëtar i aleancës euroatlantike, pasi nëse do të ndalohej hapësira për Rusinë atëherë do të sillte përkeqësim të situatës.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi gjatë konferencës për mediat në Bruksel se pavarësisht apelit të vazhdueshëm të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, vendet e aleancës euroatlantike, kanë vendosur që nuk do të ketë vendosje të forcave ajrore apo tokësore.

“Ne shohim shkatërrim, shohim vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më keq nëse NATO ndërmerr veprime që në fakt e kthejnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, tha Stoltenberg.

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t’i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Pas