Aktualitet

A do të ketë kufizime gjatë festave të fund vitit? Përgjigjet Rakacolli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 02/12/20 |
Opi Nion

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, këtë të mërkurë ka folur edhe për kufizimet gjatë festave të fund vitit. Rakacolli deklaroi se grumbullimet mbi 10 persona janë të ndaluara, ndërsa në varësi të zhvillimit të situatës epidemiologjike do të vendoset nëse do të lehtësojnë masat ose jo.

“Ne jemi disa javë larg krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi” – tha Rakacolli.

Ndërkohë, Eugena Tomini tha se grumbullimet masive për festa duhet të ndalohen. “Grumbullimet masive janë elementë që duhet të ndalohen sepse është e mira që të festojmë në familjen e ngushtë në këto kushte që ka diktuar pandemia”, tha ajo. /Opinion.al

Pas