Aktualitet

A do të jetë i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit? Ja si përgjigjet Meta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 29/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur ditën e sotme se do të jetë i pranishëm në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha më 6 dhjetor, datë në të cilën do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Pas homaxheve te Varrezat e Dëshmorëve, në një komunikim për mediat, Meta u shpreh se dhjetori është muaji i demokracisë dhe i Europës për të gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës.

“Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”, u shpreh Meta./Opinion.al

Pas