Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të ecë Beni vetë… këtë radhë?

2016/10/03 at 4:36 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të ecë Beni vetë… këtë radhë?

Shënim nga *Dritan Laci

Ben Blushi do të krijojë parti të re. Një parti që pritej prej shumë kohësh dhe që është e 100-ta, 200-ta apo e 500-ta që krijohet në këto 25 vite pluralizëm partiak në Shqipëri. Një parti që tashmë i deklasuari apo i vetë deklasuari nga Partia Socialiste mendon ta bëjë ndryshe nga ajo mëmë. Por që është e 10-ta apo e 15-ta bijë e Partisë Socialiste ku i vetmi “abort”që rezultoi më pas një lindje e sukseshme është ajo e LSI-së, partia që siç thonë në popull nuk njeh opozitë. Pasi ikanakët e tjerë që polli Partia Socialiste ndër vite nuk krijuan asgjë më shumë se një parti më shumë ku shpejt kuptuan që pa PS-në ishin të humbur politisht, duke u kthyer shpejt në vagonët e vegjël të trenit Mavi.

Një parti më shumë apo një parti që do të sjellë risi në të bërit politikë në Shqipëri?

Kjo është edhe një nga pikëpyetjet që mundon tashmë ata që shikojnë një fije shpresë te Ben Blushi.

A do të bëjë Beni atë që mendon dhe ka thënë se e kishte gabim Edi?

Apo edhe Beni një ditë nuk do bëjë asgjë më shumë se sa do të kuptojë se pa partinë mëmë ai dhe partia e tij do të jenë të pafuqishme të mbijetojnë në pazarin e vështirë të politikës shqiptare?

A do të arrijë Beni ti përmbahet zotimeve për rikthimin e vlerave demokratike, në një vend ku korrupsioni, klientelizimi, varfëria, arroganca e pushtetit ndaj qytetarit, të bashkuara bashkë, e kanë bërë të pamundur funksionimin normal të demokracisë?

Apo edhe Beni do të jetë një Ben më shumë në atë politikën shqiptare që ai aq po fort po lufton për ta ndryshuar?

A do të arrijë Beni ti rezistojë tundimit të pushtetit edhe pse pushteti punon kundra interesave të qytetarëve?

Apo edhe Beni do të jetë një vagon më shumë votash në trenin e drejtuar nga PS?

Cfarë do bëjë ndryshe Beni tani që do të jetë jashtë Partisë Socialiste?

A do të hyjë ai i vetëm në vallen elektorale, apo do të kemi një bashkëpunim të papritur paraelektoral?  

Cilat do të jenë marrëdhëniet e partisë së tij me Partinë Mëmë, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën?

Kush do të jenë ata që do ti bashkohen Benit në rrugëtimin e tij?

Do ricikloj kostume të vjetra nga Partia Mënë, apo do veshë një kostum të ri me figura të reja?

Kush është ajo pjesë e elektoratit që do ti besojë Blushit dhe si do të mbijetojë Blushi kundër një sistemi që blen dhe shet vota?

Shkurt: Nëse Beni te filmi i babait kineast mësoi të ecë pa ndihmën e Xha Thomait, A do të mësojë Beni të ecë vetë këtë radhë pa ndihmën e PS-së….

*Dritan Laci gazetar në “Opinion”

Etiketa: Ben Blushi

Ju sugjerojmë

Rama: Plan të ri ekonomik dhe financiar nga BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Qeveria e re, Edi Rama takime në kryeministri

26 Gusht, 2025 12:19 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Kryesore

Presidenti Begaj mesazh urimi për kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025 12:11 pm
Kush është Dimal Basha, kreu i ri i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Kush është Dimal Basha, kreu i ri i Kuvendit në Kosovë

26 Gusht, 2025 12:03 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit

26 Gusht, 2025 11:56 am
Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës
Kryesore

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

26 Gusht, 2025 11:36 am
Tiranë/ Me automatik e municione në makinë, policia arreston një 38-vjeçar
Aktualitet

Tiranë/ Me automatik e municione në makinë, policia arreston një 38-vjeçar

26 Gusht, 2025 11:31 am
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

U arrestua në Malin e Tomorit, Gjykata e Posaçme lë në burg Dorian Beun

26 Gusht, 2025 11:25 am
Ministria e Kulturës reagon pas lajmeve për Shpellën e Spillesë: Nuk do tolerohet…
Aktualitet

Ministria e Kulturës reagon pas lajmeve për Shpellën e Spillesë: Nuk do tolerohet…

26 Gusht, 2025 11:15 am
Dhuna në familje, prangat elektronike mbrojnë viktimat
Bota

Dhuna në familje, prangat elektronike mbrojnë viktimat

26 Gusht, 2025 11:08 am
Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike, ia dëbon ambasadorin
Bota

Australia fajëson Iranin për dy sulme antisemitike, ia dëbon ambasadorin

26 Gusht, 2025 10:51 am
Para
Rosela Gjylbegu sulmon Olti Currin: Balenë që bën si kompetent. Reagimi: Je si çufo topolaku

Rosela Gjylbegu sulmon Olti Currin: Balenë që bën si kompetent. Reagimi: Je si çufo topolaku

Grabitja në Bllok, prokuroria nuk i ka ende provat. Kullës i zgjatet paraburgimi

Grabitja në Bllok, prokuroria nuk i ka ende provat. Kullës i zgjatet paraburgimi

Video-mesazhi i Merkel për shqiptarët më 8 Dhjetor

Kancelarja Merkel pretendente për Çmimin Nobel të Paqes

TE FUNDIT

Qeveria e re, Edi Rama takime në kryeministri

Rama: Plan të ri ekonomik dhe financiar nga BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor
26 Gusht, 2025

Qeveria mbylli pushimet zyrtarisht dhe ka nisur punën për sezonin e ri sa i përket zhvillimeve politike. Sot, më 26...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj mesazh urimi për kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
26 Gusht, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. “Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen...

Lexo më shumë

Kush është Dimal Basha, kreu i ri i Kuvendit në Kosovë

Kush është Dimal Basha, kreu i ri i Kuvendit në Kosovë
26 Gusht, 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës këtë të martë. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit

Situata e zjarreve në vend, MM: Vihet nën kontroll zjarri në Bogovë të Skraparit
26 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar paraditen e sotme se vatra e zjarrit në zonën e Bogovës, në Skrapar, është vënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com