Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës do kërkojnë dëgjesë publike për propozimin e Erion Veliajt për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Vendimi është marrë pas një mbledhje të zhvilluar mes këshilltarëve mesditën e kësaj të marte.
Bashkia e Tiranës kërkon rritjen e çmimit të ujit me 44% nga 45 në 65 lekë për m³. Më herët ishin këshilltarët e djathtë ata të cilët u shprehën kundër rritjes së çmimit të ujit, ndërsa kërkuan protesta nga qytetarët për të kthyer pas propozimin në Këshillin Bashkiak për rritjen e çmimit të ujit.
Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet nesër në orën 18:00 me rend dite pikërisht rritjen e çmimit të ujit.