Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ta shkatërrojë Trump Perëndimin?

2016/11/14 at 7:42 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
A do ta shkatërrojë Trump Perëndimin?

Nga Chris PATTEN


Udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Perëndimi ka kultivuar një rend botëror prej dekadash, gjë që i ka shërbyer miliarda njerëzve. Gjithsesi, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA ka vendosur këtë rend – dhe dekadat e paqes dhe mirëqenies që është garantuar nga ky rend – në rrezik të madh

Unë kam kaluar të gjithë jetën time politike diku që quhet “Perëndimi.” Nuk qe në kuptimin e drejtpërdrejtë “perëndim”: Ndërsa qendra gjendet në Europën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara, ky koncept përfshin edhe vende shumë të largëta si Australia dhe Japonia. Në fakt “Perëndimi” është një bashkësi që pati përqafuar shpresa dhe vlera të përbashkëta. Duke reflektuar udhëheqësinë botërore të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi u mbrojt nga fuqia e fortë e SHBA-ve dhe mori formë nga ndikimi kulturor i SHBA-ve. Dhe ky Perëndim qe vendi më paqësor dhe me më shumë mirëqenie në botë.

Perëndimi prej kohësh ka shërbyer si themel për rendin botëror – e ndoshta ka qenë themeli më i suksesshëm i tillë në histori. Nën udhëheqësinë e SHBA-së, Perëndimi ndërtoi, i dha formë dhe mbrojti institucionet ndërkombëtare, marrëveshjet bashkëpunuese dhe përqasjet e përbashkëta ndaj problemeve të përbashkëta. Ajo ndihmoi për të ruajtur paqen dhe fuqizuar mirëqenien në pjesën më të madhe të botës dhe përqasjet e perëndimit tërhoqën miliona njerëz që ta ndjekin.

Gjithsesi, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve e kërcënon të gjithë sistemin. Nëse Trump bën në detyrë atë që ka premtuar të bëjë gjatë fushatës së tij plot gënjeshtra të vrazhda, ai mund të rrënojë një krijesë shumë të sofistikuar, një krijesë që mori shumë dekada për t’u zhvilluar dhe nga i cili kanë përfituar miliona njerëz. Ata si puna jonë, të cilët, njësoj si amerikanët, kanë përfituar nga ky rend duhet të luftojmë për ta mbrojtur atë për sa kohë është ende gjallë.

Një premtim të cilin Trump nuk duhet ta bëjë realitet është ai i zhvillimit të proteksionizmit tregtar. Argumenti i tërheqjes nga marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe abortimit të bisedimeve për marrëveshje të reja, u dha gjatë fushatës me besimin se globalizimi është arsyeja për rritjen e pabarazisë në të ardhura, gjë që ka lënë klasën punëtore amerikane ekonomikisht të rrënuar. Por burimi i vërtetë i dhimbjeve ekonomike të punëtorëve amerikanë kanë inovacionet teknologjike dhe politikat e taksimit dhe shpenzimit të qeverisë nga të cilat kanë përfituar vetëm të pasurit.

Nëse Trump, fjala vjen, tërhiqet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) ku bëjnë pjesë SHBA, Meksika dhe Kanadaja, apo i kthen kurrizin dhe nuk e ratifikon Partneritetin Trans-Paqësor apo sfidon Organizatën Botërore të Tregtisë, ai do të dëmtojë pikërisht njerëzit që votuan për të. Dhe ai do të humbasë miq dhe ndikim jashtë vendit.

Një politikë tjetër e rrezikshme që mund të ndjekë Trump është që të tërhiqet nga marrëveshjet e sigurisë që SHBA ka me vende të tilla si Japonia dhe Koreja e Jugut, apo me NATO-n. Në këndvështrimin e gabuar të Trump, SHBA-të nuk duhet të ofrojnë siguri “falas” për aleatët e vet dhe në vend të kësaj, duhet t’i lërë ata të mbrojnë veten.

Në praktikë, një qëndrim i tillë do të jetë shumë destabilizues. Europa Lindore dhe shtetet e Balltikut do të mbeten nën mëshirën e Rusisë. Dhe Azia dhe Lindja e Mesme do të jenë nën rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore, për shkak se vendet që nuk do të gëzojnë më mbështetjen e SHBA-së për çështjet e sigurisë do të kërkojnë të zhvillojnë arsenalet e veta të armëve bërthamore – një përqasje për të cilën Trump ka thënë se është e pranueshme.

Premtimi i Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranin është një argument i mirë. A mendon ndokush se çfarë do të bëjë Arabia Saudite në rast se Irani rifillon programin e vet të armëve bërthamore? Kritikimi i marrëveshjes – e cila qe një arritje e madhe e presidentit Barack Obama – mund t’i ketë shërbyer Trump gjatë fushatës elektorale, por anulimi real i marrëveshjes do ta bëjë botën një vend shumë tepër më të rrezikshëm.

Përqasja e shpallur e Trump ndaj ndryshimeve klimaterike është po kaq problematike. Ai ka deklaruar synimin e vet për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimaterike, marrëveshje që synon të reduktojë emetimet e gazrave serë dhe të ndalojë ndryshimet katastrofike të klimës. Ai sakaq ka emëruar Myron Ebell, një mohues të zjarrtë të ndryshimeve klimaterike, për të mbikëqyrur tranzicionin te Agjencia e SHBA-ve për Mbrojtjen e Mjedisit.

Trump e mbështet përqasjen e tij nën besimin e pakuptimtë se ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga njeriu janë një mashtrim, i krijuar nga kinezët për ta bërë industrinë amerikane më pak konkurruese. Dhe kjo nuk është e vetmja akuzë që Trump ka hedhur ndaj Kinës. Sjellja e tij në përgjithësi armiqësore ndaj këtij vendi, veçanërisht në lidhje me tregtinë, kërcënon të dëmtojë më tej marrëdhëniet sakaq të tensionuara dypalëshe – dhe rrjedhimisht përbën një rrezik për kompanitë shumëkombëshe nga Amerika apo nga vendet aleate të Amerikës.

Një presidencë e Trump përbën gjithashtu një kërcënim në nivelin e kërcënimit ekzistencial. Komentet e tij fyese ndaj grupeve të margjinalizuara – përfshirë myslimanët, meksikanët, gratë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara – vënë në rrezik vlerat që janë në themel të identitetit të Amerikës dhe rolit të këtij vendi në botë, vlera që mbajnë bashkë vendet e Perëndimit.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel është një prej udhëheqësve që duket se e kupton se sa shpejt, kolapsi i udhëheqësisë amerikane mund të sjellë fundin e rendit botëror të pas vitit 1945. Përgjigjja e saj ndaj fitores së Trump qe elokuente dhe e plotfuqishme: “Gjermania dhe Amerika janë të lidhur nga vlerat e demokracisë, lirisë dhe respektit të ligjit dhe dinjitetit të njeriut, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, religjonit, gjinisë, orientimit seksual apo bindjeve politike.” Në bazë të këtyre vlerave, deklaroi ajo, Gjermania është e gatshme të bashkëpunojë me Trump.

Kjo është ekzaktësisht mënyra se si të gjithë aleatët dhe miqtë e Amerikës duhet t’i përgjigjen. Njësoj si Merkel, ne të gjithë duhet të flasim për të gjithë atë që Perëndimi është për ne, dhe të gjithë atë që Perëndimi ka realizuar për ne. Ne duhet të dënojmë çdo lëvizje të Trump për të dëmtuar sundimin e ligjit dhe normat e shoqërisë së lirë. Ne duhet të argumentojmë në mbrojtje të tregtisë së lirë, e cila ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme për njerëzimin. Dhe ne duhet të luftojmë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë nëpër botë.

Është gjithashtu me rëndësi të madhe të ritheksojmë angazhhimin tonë dhe të qëndrojmë të bashkuar kundër aventurizmit rus në Europën Lindore dhe Qendrore. Në veçanti, ne duhet të sigurohemi që Artikulli 5, i Traktatit të Atlantikut të Veriut, është njësoj i vlefshëm për Lituaninë, Letoninë, Estoninë dhe Poloninë – të gjithë anëtarët e aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA. (Është gjithashtu ndihmuese nëse, pas shumë vitesh tërheqjeje prapa, anëtarët e Europës Lindore të NATO-s të respektojnë kontributet përkatëse për mbrojtjen tonë të përbashkët.)

Në fund, ne duhet të theksojmë se, ndërsa ne në Perëndim nuk biem dakord me politikat merkantiliste të Kinës dhe masave shtypëse brenda Kinës, ne dëshirojmë të punojmë me të dhe nuk do të veprojmë për ta margjinalizuar dhe poshtëruar atë.

Ideja e “Perëndimit” është arritja më e madhe e Amerikës (megjithëse edhe shumë vende të tjera janë kontribuar për të). Do të qe një katastrofë e vërtetë për botën nëse Amerika, në një akt dekadence vetëshkatërrues, do ta hidhte këtë krijesë fisnike, praktike dhe frymëzuese në koshin e plehrave të historisë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016

 

 



Ju sugjerojmë

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

6 Qershor, 2026 3:12 pm
Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Kryesore

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

6 Qershor, 2026 3:02 pm
Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
Bota

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

6 Qershor, 2026 2:59 pm
VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
Bota

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

6 Qershor, 2026 2:25 pm
Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit
Kryesore

Berisha: Rama krahasoi protestuesit me falangat e Hitlerit

6 Qershor, 2026 1:43 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

6 Qershor, 2026 1:40 pm
Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin
Kronikë

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

6 Qershor, 2026 1:30 pm
Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare
Aktualitet

Zvërneci, shqiptarët në Britaninë e Madhe protestë para ambasadës shqiptare

6 Qershor, 2026 1:08 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

6 Qershor, 2026 12:51 pm
Lidhje me trafikantët e drogës, SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie
Kronikë

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 të dyshuar për grupe kriminale

6 Qershor, 2026 12:40 pm
Para
Shenjat e zakonshme që tregojnë se trupi juaj është i mbushur me toksina

Shenjat e zakonshme që tregojnë se trupi juaj është i mbushur me toksina

Video/ Rama kthehet nga vizita në Nju Jork, paralizohet trafiku në Tiranë

Video/ Rama kthehet nga vizita në Nju Jork, paralizohet trafiku në Tiranë

Verifikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Verifikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 dhjetorit
















TE FUNDIT

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetin e tij në Facebook një shembull invetimi elitar në turizën, në...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

Protesta, Berisha: Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
6 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kërkesat e...

Lexo më shumë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë

Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale, ironia e Hunter Biden: I ranë bateritë
6 Qershor, 2026

Pak pasi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se “nuk e kishte parë kurrë presidentin duke fjetur në evente...

Lexo më shumë

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë

VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
6 Qershor, 2026

Skena tronditëse u panë sot në Ankara kur një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}