Aktualitet

A do ta përurojë Maradona stadiumin “Loro Boriçi”?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:40 - 01/12/15 |
b.f

Ishte folur kohë më parë se për të përuruar impiantin e rikonstruktuar të “Loro Boriçit” në Shkodër, do të ishte i pranishëm vetë ylli i futbollit botëror Diego Armando Maradona. Madje u tha që kishin nisur edhe kontaktet dhe Maradona e kishte mirëpritur ftesën. Por kur të gjithë “presin” Maradonën, stadiumi i Shkodrës nuk dihet se kur do përfundojë punimet.

Së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pranuar asnjë prej pikave që ka propozuar komisioni ad hoc i ngritur nga këshilli bashkiak i Shkodrës për shqyrtimin e kontratës që bashkia do të nënshkruajë me FSHF për stadiumin “Loro Boriçi” raporton Star Plus Tv.

Në këtë mënyrë 3 mbledhjet që zhvilloi komisioni ad hoc i ngritur nga këshilli bashkiak për shqyrtimin e marrëveshjes nuk kanë sjellë asgjë dhe po rezulton një kohë e humbur.

Ky komision nuk ka qenë në gjendje që të formulojë ndryshime që do të ishin në favorin e bashkisë dhe të bënin që FSHF të pranonte. Në të njëjtën kohë edhe vetë bashkia nuk ka mundur që të bind federatën për ndryshimet që ka propozuar komisioni ad hoc. Në këtë mënyrë propozimi për uljen e kohëzgjatjes së kontratës nga 20 vjet në 15 vjet nuk është pranuar nga federata.

Po ashtu FSHF nuk ka pranuar as propozimin tjetër “në rast vonese në dorëzimin e stadiumit, federata do të ishte e detyruar që të paguante një penalitet prej 0.025% mbi vlerën totale të investimit për çdo ditë vonesë”.

Në këtë mënyrë duke qenë se propozimet e komisionit ad hoc nuk janë pranuar nga ana e FSHF në lidhje me stadiumin “Loro Boriçi” mund të krijohen sërish debate në mbledhjen e këshillit bashkiak që do të jetë me 4 dhjetor vijon raportimin Star Plus Tv.

Ashtu si para thuajse 2 muajsh bashkia i premtoi FSHF se do të firmoset marrëveshja edhe kësaj here është premtuar se në këtë mbledhje miratimi në këshillin bashkiak do të jetë i padiskutueshëm.

Por askush nuk mund të jetë sigurtë duke qenë se qartazi disa prej anëtarëve të këshillit bashkiak, edhe nga radhët e PD, forcë politikë në të cilën bën pjesë kryebashkiakja, nuk kanë qenë dakord me atë marrëveshje.

Nëse sërish nuk arrin që të miratohet marrëveshja për stadiumin atëherë do të ishte fatale sepse siç ka deklaruar federata mund të bllokojë punimet në stadium çka do të sjellte shumë dëme për Vllazninë përfundon raportimin televizioni lokal Star Plus Tv.

loro borici

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas