Mërgim Mavraj ka bërë të ditur se momentalisht nuk është duke menduar që të lë Shqipërinë për Kosovën.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka insistuar se nuk është duke menduar që të largohet nga Shqipëria edhe pse Kosova tashmë është pranuar në UEFA e FIFA me të drejta të plota.
“Gjenerata pas nesh ka për të vendosur të luajë për Kosovën. Personalisht pas 10 vitesh do të luaja për Kosovën dhe jo Shqipërinë. Në situatën aktuale, nuk e mendoj aspak afrimin te Kosova. Kjo është edhe kundrejt mirënjohjes dhe detyrimit moral që unë kam ndaj FSHF’së. Dëshira ime e madhe është që këto kombëtare të luajnë në një simbol kombëtar, ashtu siç ka qenë gjithë kohës”, ka deklaruar Mavraj.