Aktualitet

A do shkoni në SPAK për çështjen e ish-kompleksit Partizani?Berisha: Do shkoj për çdo gjë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 22/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është pyetur jashtë ambienteve të Kuvendit nga gazetarët nëse do të paraqitet në  Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), për të dëshmuar për hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha u përgjigj se do të shkojë në SPAK për çdo kërkesë ndërsa shtoi se nuk i është dërguar nga Prokuroria asnjë fletëthirrje.

“Për çdo kërkesë dhe për çdo gjë. Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha.

Pas