Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.
Ai ka dhënë një deklaratë për mediat ku është pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesën e disa deputetëve të PD për largimin e tij dhe të Lulzim Bashës.
I pyetur nëse do sakrifikohej për idealet të PD-së, Berisha tha se ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë.
“Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë për ngadhënjimin e saj. Mesazhi më i mirë është bashkimi i demokratëve dhe idealeve të tyre të lirisë.
S’po mbroj asgjë tjetër përveç votës së lirë. E vërteta është që ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, deklaroi Berisha.