Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do ribëhen zgjedhjet lokale? Flet Pandeli Majko

2019/06/22 at 3:21 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon takimi Basha-Majko: Ja për çfarë folëm…

Ministri Pandeli Majko dekretin e Presidentit Meta e shikon jo si shtyrje të zgjedhjeve por si pengim të tyre. Në një intervistë televizive ai është shprehur se “Dekreti i Presidentit i mori krizës çelësat dhe i hodhi në det’’.


“Dekretin e Presidenti nuk e shikoj si një shtyrje zgjedhjesh, por si një anulim një ndërprerje e procesit zgjedhor. Kështu që për këtë arsye u shpreh institucioni më i lartë i republikës së Shqipërisë që është Parlamenti, u shpreh edhe KQZ , por në momenti që doli dekreti ishte autoriteti i vetëm i menaxhimit të procesit zgjedhor. Ka shumë arsye që e ka bërë Meta këtë. Mendoj se Presidenti ka bërë një gabim të madh duke bërë këtë dekret dhe duke mos dhënë zgjidhje pas këtij dekreti”, ka thënë Majko.

Por a do të ribëhen zgjedhjet lokale? Sipas tij vendi shumë shpejt do të këtë një Gjykatë Kushtetuese dhe është ajo që do të caktojë nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja.

“Ne shumë shpejt do të kemi një Gjykatë Kushtetuese. Kjo gjykatë jam i bindur që do të ndajë shapin nga sheqeri, nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja. Nëse Gjykatë thotë se PS-ja ka shkelur ligjin, ka shkelur dekretin, ka shkelur Kushtetutën ne do të shkojmë përsëri në zgjedhje lokale. Por zgjedhjet lokale do të ribëhen me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykatë Kushtetuese! Nëse kjo Gjykatë Kushtetuese do të marrë këtë vendim ne do të jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje. Por sot ne askush nuk mund të na ndalojë dhe të na thotë se ju nuk do të shkoni në votime”.

Një nga zërat politikë më të fortë të PS-së kishte dhe një këshillë për 30 qershorin: “Këshilla ime është që të mos shkohet tek përplasja. Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90 të nxjerri njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë. Është e paimagjinueshme. Prandaj mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla. Nëse kam ardhur sot këtu është se asnjë qytetar nuk i intereson të vërë jetën në rrezik të tij dhe të familjes së tij për politikanët shqiptarë, përfshirë edhe veten time. Nuk dua të dal unë si delja e bardhe midis të zezave sepse edhe unë kam kusuret e mia bashkë me të tjerët. Sot PS-së nuk ka asnjë mundësi që të kthehet pas. PD i ka të gjitha mundësit që të kërkojnë zerimin e procesit zgjedhor nëse ata mendojnë se ky proces është fals, i paligjshëm dhe anti-kushtetues, le të shkojnë në gjykatë. Të shkojnë në gjykatë dhe të mos nxjerri njerëzit dhe gratë që të përplasen me policinë”./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
Bota

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

29 Qershor, 2026 8:24 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Para
Sqarimi i tri çështjeve nga Ahmet Zogu para Asamblesë Kombëtare

Vizita te Musolini e trashëgimtarit të dinastisë së Matit

Kupa e Afrikës, lojtarët kërkojnë katër pushime gjatë ndeshjes

Kupa e Afrikës, lojtarët kërkojnë katër pushime gjatë ndeshjes

Rrëzohet avioni në Hawaii, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet avioni në Hawaii, asnjë i mbijetuar
















TE FUNDIT

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
29 Qershor, 2026

Çmimet e naftës janë rritur sërish, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi,...

Lexo më shumë

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
29 Qershor, 2026

Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja nga Kanionet e Gjipesë e dy turistëve polakë...

Lexo më shumë

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
29 Qershor, 2026

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të...

Lexo më shumë

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, 12 janar 2026
29 Qershor, 2026

Dashi Falë mbështetjes që do t’ju japë Urani, jeta juaj në çift do të jetë shumë e qetë dhe aspak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}