Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PS dhe PD drejt një marrëveshjeje

2017/05/16 at 2:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Zbardhet dialogu i pabesueshëm Rama-Basha-Nishani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka në tryezë paketën e propozuar nga McAllister dhe tashmë është në dorën e tij nëse dëshiron t’i japë fund krizës politike në vend.


Një ditë pasi në kampin blu kryetari Lulzim Basha dhe aleatët e opozitës pranuan të negociojnë mbi paketën McAllister, që i ofron opozitës 4 ministri dhe propozimin shtesë të bërë nga kreu i qeverisë për postin e zv/kryeministrit; palët nisën lëvizjet.

Pas afatit 24 orë të zyrarit të lartë amerikan Hoyt Brain Yee, Lulzim Basha është takuar mëngjesin e së martës fillimisht me aleatët. Burime pranë selisë blu sqarojnë se pas pranimit të paketës McAllister, postin e zvkryeministrit e vetmja pikë që ka mbetur për dakordësi me kreun e qeverisë është data e zgjedhjeve e lidhur kjo me identifikimin dhe numërimin elektronik.

Në këtë pikë burimet sqarojnë se  palët janë të ndara, pasi opozita sheh si mundësi mbajtjen e tyre në shtator, ndërsa nga ana e qeverisë si opsion më i mundshëm shihet zhvillimi i tyre në muajin korrik.

Gjatë ditës së sotme, Lulzim Basha, ka pasur një ditë të ngjeshur me takime intensive, pas përfundimit të takimit me aleatët, ka shkuar përsëri në zyrën e ish-kryeministrit Berisha, detajet nga biseda mes tyre nuk janë zbardhur ende.

Prej disa ditësh, kreu i demokratëve, është gjendur mes dy zjarrëve nëse do të duhej apo jo të pranonte propozimin amerikan, thënë ndryshe paketën e propozuar nga McAllister. Përveç ‘presionit’ ndërkombëtar, Lulzim Basha po përballet me dy kampe të ndryshme mendimi në radhët e mbështetësve të vet.

Sot në mëngjes ishte Artan Fuga që e konsideroi paketën McAllister si “Dhuratë nga Zoti” duke i bërë thirrje Bashës që ta pranojë këtë ofertë dhe të futet në zgjedhje. Neritan Sejamini, këshilltar i Lulzim Bashës, thotë se duhet t’i shkojë deri në fund vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa siguruar një qeveri teknike.

Ndërsa analisti Andi Bushati thotë se Basha është i dënuar të thotë “Jo” pasi pranimi i paketës McAllister që i ofron opozitës vetëm poste qeveritare por që nuk zgjidh problemin e drogës, blerjes së votës apo zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të artikuluara për 90 ditë në çadër, do ta nxirrte Bashën gënjeshtar në sytë e demokratëve.

Deputetët Bregu, Patozi dhe Topalli kanë kohë që kanë dalë kundër linjës bojkotuese të Bashës, duke kërkuar pjesëmarrjen në zgjedhje. Sipas tyre, edhe pse shumë nga problemet që ngre Basha qëndrojnë, mospjesëmarrja do të ishte vetëvrasje politike.

Por çfarë parashikon paketa e shumëpërfolur McAllister?

Propozimi kryesor i David McAllister ishte që në kabinetin qeveritar të përfshihen katër ministra të propozuar nga opozita. Të djathtët do të kenë lirinë e zgjedhjes se cilat ministri duan të administrojnë, ku më të përfolurat janë Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Drejtësisë që ka nën varësi drejtoritë e burgjeve dhe Ministria e Shëndetësisë që ka një numër të madh punonjësish të cilët hipotetikisht mund t’i përdorë për fushatë.

Në paketën McAllister parashikohet edhe propozimi i presidentit nga ana e opozitës, por në kushtet kur në këtë post është zgjedhur Ilir Meta, kjo ndoshta mund të zëvendësohet me një zëvendës kryeministër në qeveri.

Kryetari i KQZ do t’i kalojë opozitës, por shumica në këtë institucion do të vazhdojë t’i përkasë mazhorancës.

Një pikë kyçe në paketën McAllister është edhe shtyrja e zgjedhjeve. Nëse arrihet pakti politik, do të ndërhyhet për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Data e re e zgjedhjeve mund të jetë 16 ose 23 korriku.

Edhe Avokati i Popullit, të cilit prej disa kohësh i ka kaluar afati ligjor në krye të këtij institucioni, do t’i kalojë opozitës.

Ndryshime parashikohen edhe në Policinë e Shtetit për të dhënë më shumë besim në luftën ndaj kanabisit dhe mospërfshirjes të uniformave blu në fushatën elektorale.

Negociatat do të vazhdojnë deri në orën 21:00, ku pritet përgjigja përfundimtare e Partisë Demokratike dhe aleatëve nëse do të pranojnë këtë paketë, apo do të bojkotojnë përfundimisht zgjedhjet në 18 qershor.

Etiketa: 4 ministratpaketa McAllisterramazgjidhja e krizes


Ju sugjerojmë

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Bota

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

17 Shtator, 2025 2:12 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Kronikë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 Shtator, 2025 12:43 pm
Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

17 Shtator, 2025 11:19 am
Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve
Aktualitet

Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

17 Shtator, 2025 10:51 am
Para
Shqipëria e para në rajon për pasuritë në depozita

Shqipëria e para në rajon për pasuritë në depozita

Dëshmitari: Si gjeta një kufomë në Shkallën e Tujanit

Zbulohen detaje nga kufoma e djegur në Dajt/ Ja si është vrarë viktima

Nuk po e vlerësoni sa duhet partnerin? Bëni mirë të flini njëherë gjumë

Nuk po e vlerësoni sa duhet partnerin? Bëni mirë të flini njëherë gjumë
















TE FUNDIT

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
17 Shtator, 2025

Mbreti dhe Mbretëresha e Anglisë mirëpritën çiftin presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump, në kështjellën e tyre me një ceremoni...

Lexo më shumë

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
17 Shtator, 2025

11 vite më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm...

Lexo më shumë

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
17 Shtator, 2025

Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore...

Lexo më shumë

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
17 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com