Pavarësisht ‘luftës’ që i shpallën njëri-tjetrit dhe fundit të qeverisës sëbashku, kryeministri Edi Rama duket se i ka lënë pas të gjitha akuzat, ndërsa pohon se do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Ilir Metës si presidenti i ri i Republikës.
Në një intervistë për ‘Top Story’ Rama shkurtimisht pohoi se do të merrte pjesë, ndërsa shtoi se për praninë e tij në ceremoni nuk kishte asnjë pikëpyetje.
“Do jem aty. Se kam vënë asnjëherë pikëpyetje këtë temë.”, tha Rama.