Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do jenë në një koalicion PS-LSI në 2017-n? Ja si përgjigjet Rama

2016/05/26 at 10:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kreu i SHISH, Visho Ajazi përgjoi telefonat e Ramës dhe Metës?

 Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për koalicionin me LSI-në në një intervistë për “Top-Channel”.


Rama ka thënë se koalicioni me LSI-në është më reformisti që ka patur Shqipëria dhe ka garantuar, sipas tij fillimin e një kthese të vishtë për Shqipërinë në të gjitha drejtimet.

“Janë bërë reforma shumë, por përsëri unë nuk jam i kënaqur se kemi shumë për të bërë përballë rezistencës të së shkuarës së PD-së. Sa i përket së ardhmes nuk mund të flas tani, sepse strategjia nuk ka nisur ende. Nuk kam përgjigje nëse do jemi në koalicion me LSI-në në vitin 2017.

INTERVISTA

TCH: Pyetja e parë është shumë e thjeshtë. Jam shumëe interesuar për reformën në drejtësi. Do të mund t’ja dalim me reformën në drejtësi? Do ta bëni vetëm, me Partinë Demokratike? Do ta bëni?

Edi Rama: Unë jam shumë shpresëplotë që do t’ja dalim dhe është tamam kështu që duhet shtruar pyetja, jo ‘do të mund t’ja dilni’, por ‘a do t’ja dalim’ sepse është një reformë që shkon përtej interesave të një pale dhe që bashkon të gjithë opinionin publik. Sot në Komisionin e Reformës kemi dhënë pëlqimin dhe jemi gati të votojmë nen për nen të gjithë draftin e paraqitur me mbështetjen e Venecias.

TCH: Por Partia Demokratike ka një draft të ri, ka kërkesa të reja. Ka në fakt një përpjekje për kontakt kryetarësh. Ju ka thënë zoti Majko besoj që nuk është shumë e vështirë që të takohet Lulzim Basha?

Edi Rama: Së pari, PD pasi ka votuar në parim draftin ekzistues papritur është shfaqur me një draft të ri që nuk është kontribut përmirësues i draftit ekzistues, por një ftesë për të braktisur punën e një viti e gjysmë dhe për ta nisur atë nga e para me një strukturë krejtësisht ndryshe dhe faktikisht edhe me qëllime krejtësisht ndryshe. Drafti i PD në thelb synon të konservojë këtë sistem, të mbrojë të paprekura privilegjet në këtë sistem. Kjo është e papranueshme! Ndërkohë që do ta miratojmë vetëm apo jo, është një pyetje që nuk është ende momenti për ta bërë. Të gjithë duhet ta dijnë që rruga tjetër është referendumi, por për të shkuar në referendum duhen sërish 94 vota. Shumica që ndryshon Kushtetutën është edhe shumica që jep miratimin për referendum. Kjo është një alternativë që besoj se ka ende mundësi për të provuar deri në fund dakordësinë edhe me partnerët ndërkombëtarë, sepse në këtë mes nuk jemi vetëm. Partnerët ndërkombëtarë janë bashkëautorë, siç e kanë thënë edhe publikisht. Unë i kam bërë një ftesë Lulzim Bashës, publike, serioze me shkrim dhe kam marrë një refuzim që është në traditën e PD edhe në të shkuarën.

TCH: Ftesa juaj nuk kishte gjë konkrete, këtë herë ka gjë konkrete?

Edi Rama: Nëse bëhet një ftesë për dialog, besoj që ftesa duhet të jetë e hapur, pa kushte, pa kufi duke i dhënë të drejtën palës që fton që të ngrejë çështje që konsideron më të rëndësishme. Prandaj ftesa mbetet e hapur, koha vrapon, prandaj nëse duam së bashku të çelim dyert e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

TCH: A mendoni që fundi i qershorit do ta gjejë Shqipërinë me një reformë të miratuar, në analizën tuaj, pa vënë bast?

Edi Rama: Unë nuk shoh filxhan dhe për më tepër filxhanin e PD, që është më e vështirë se edhe për fallxhoret më të shkathta, sepse në filxhanin e Partisë Demokratike gjen vetëm baltë dhe gjen vetëm personazhe të kriminalizuar që kriminalizohen çdo ditë.

TCH: T’u bëj një pyetje për formularët e dekriminalizimit. Tani që letrat janë hapur, mendoni që ka ardhur koha që partitë e mëdha duhet të kërkojnë një ndjesë publike për ata që janë zgjedhur në parlament, bashki e kudo?

Edi Rama: Së pari, tani besoj që është e qartë që jemi në kushtet e Sudes kur doli dhe tha që kjo ishte loja, me ndryshimin që tek SHQUP-i nuk po del njeri dhe të thotë që kjo ishte loja, por faktikisht njerëzit e kanë kuptuar që kjo ishte një lojë, pasi faktikisht as 19 kriminelët e paralajmëruar nuk janë zbuluar, asnjë deputet i PS nuk rezulton të jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, që është ligji më i ashpër, unikal në botë, antikushtetues në thelb, por me vullnetin për t’ja lënë PD të gjithë hapësirën që të vërtetojë akuzat e veta. Unë jam krenar që i vetmi kontribut që kemi në atë ligj, kontribut specifik i PD, është futja e nenit për ta shtrirë këtë proces pastrimi në administratë, pasi PD e kishte vetëm për të zgjedhurit. Rezulton se ata janë në një telash shumë të mëdh sepse ju kanë dalë nga ferrat personazhe që deri dje PD mbase nuk i dinte, apo nuk i konsideronte brenda grupit të vet parlamentar.

TCH: Nuk ka ndjesë? Nga ana juaj të paktën? Nuk e shikoni të arsyeshme?

Edi Rama: Për çfarë?

TCH: Po dy prej ish-deputetëve të maxhorancës, nuk janë më në parlament, njëri ka lënë mandatin për çështje të së shkuarës, ndërsa tjetri është në gjyq.

Edi Rama: Së pari, edhe ky është një proces i madh balte dhe kriminalizimi të njerve, pasi ne sot jemi në kushtet kur aplikojmë ligjin dhe është ligji ai që vendos se kush janë ata që nuk e meritojnë të qëndrojnë aty dhe kush mund të qëndrojë dhe fakti që asnjë deputet dhe i zgjedhur i PS nuk cënohet nga ky ligj tregon që kemi qenë të hapur, të vërtetë dhe pa pretenduar se ne jemi engjëj dhe demorkatët janë djajtë, ne jemi thjeshtë më të mirët sepse besojmë në disa vlera dhe parime që e bëjnë të majtën një forcë progresive dhe që ka epërsi në këtë territor.

TCH: Tani po shkoni të takoni Ilir Metën, ai flet më shumë për refugjatët sirianë, ju për Trump sesa për koalicionin dhe të ardhmen e 2017, e keni vendosur do jeni bashkë?

Edi Rama: Jemi në një koalicion që mund të konsiderohet reformist që ka garantuar nisjen e njëkthese të vështirë në të gjitha drejtimet. Janë bërë një nr reformash që nuk ishi9n bërë në 20 e kusur vit. Unë jam krenar por jo i kënaqur sepse ka shumë për të bërë dhe më e rëndësishmja, rezistenca që na bëhet, jo vetëm nga PD, por nga të katër anët është rezistenca e të shkuarës dhe e gjtiëh zakoneve të këqija në raport me përpjekjen për të ndërtuar një shqipëri të denjë për gjeneratën tjetër. Në këtë aspekt koalicioni e ka kryer detyrën e vet. Sa i takon të ardhmes, ka gjithmonë një moment për të bërë gjërat dhe momenti për të bërë bilancin dhe strategjinë e katër viteve në vijim do të vijë, por nuk është ky.

 

 



Ju sugjerojmë

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

15 Maj, 2025 2:13 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

15 Maj, 2025 2:12 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

15 Maj, 2025 2:08 pm
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

15 Maj, 2025 1:48 pm
“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…
Aktualitet

“Besnik ndaj martesës me Italinë”/Rama:Kam qenë i qartë, s’bëjmë marrëveshje tjetër…

15 Maj, 2025 1:39 pm
Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus
Aktualitet

Starmer: Putin po pengon paqen me Ukrainën/Rama: S’na merr malli për asnjë lider rus

15 Maj, 2025 1:26 pm
Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje
Aktualitet

Shqiptarët në Britani me dy identitete! Rama: T’i jepet sa më shpejt një zgjidhje

15 Maj, 2025 1:24 pm
Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
Aktualitet

Starmer: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

15 Maj, 2025 1:05 pm
Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
Aktualitet

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani

15 Maj, 2025 1:02 pm
Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi
Aktualitet

Kryeministri britanik, Keir Starmer në Tiranë/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

15 Maj, 2025 12:52 pm
Para
Kishin ngritur fermë kanabisi në Greqi, pranga dy shqiptarëve

Kishin ngritur fermë kanabisi në Greqi, pranga dy shqiptarëve

Incidente me protestuesit malazezë: Kosova është Serbi!

Incidente me protestuesit malazezë: Kosova është Serbi!

Refuzuesi Mavraj si e ktheu Birrën P… nga antireklamë në skup të bujshëm

Refuzuesi Mavraj si e ktheu Birrën P... nga antireklamë në skup të bujshëm

Please login to join discussion















TE FUNDIT

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
15 Maj, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Përmes një shkrese zyrtare dërguar...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit...

Lexo më shumë

‘Nëse bie shi,e keni fajin ju’/Rama-gazetarëve britanikë:Shijojeni Tiranën, urojmë..

Emigracioni/Rama: Në 2024 ka rënë numri i shqiptarëve që shkojnë në Britani
15 Maj, 2025

Nuk i ka kursyer batutat me gazetarët britanikë, kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me homologun britanik. Duke i uruar...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 2 të tjerë

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën 55-vjeçari
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Borsh–Fterrë. Sipas uniformave blu mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com