Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ish-kryeminsitri Sali Berisha do e zbatojë masën që do i vendoset nga SPAK pasi mori autorizimin në Parlament.
Këlliçi tha se edhe nëse Berisha do të jetë në “arrest shtëpie”, PD do të vijojë të jetë aktive në terren si dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të nisi përgatitjet për zgjedhjet e 2025.
“Në dijeninë time, po edhe pse ka qenë në shkelje të hapur të kushtetutës. E ka thënë që do e respektojë. Unë vij nga një mbledhje kryesie, mund të jetë nga të pakta mbledhje që kishte një angazhim nga anëtarët të merrnin përgjegjësi. Sot janë caktuar ndarja e Shqipërisë në 4 rajone, për efekte organizativ. Tirana do të ketë një organizim të ri. Javën tjetër do të këtë një protestë para gjykatës. Në duhet të mbajmë PD aktive në terren. Javën tjetër do të ketë një mbledhje tjetër të grupit, e cila do të jap një mesazh të qartë se në aktivitetin politik nuk do të ndryshojë asgjë, do të vijojë e njëjta betejë”,-tha Këlliçi.