Presidenti Nishani ka shprehur moskompetencën e tij juridike për të mosdekretuar emrin e z. Fatmir Xhafaj për Ministër të Brendshëm duke u shprehur se nuk ja lejon Kushtetuta. Por çfarë do të ndodhë në vazhdim? Vetëm pak ditë më parë lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga Çadra e Lirisë se Fatmir Xhafaj do të bëhet Ministër i Brendshëm vetëm po kaloi mbi trupat tanë (të opozitës). Por a do ta mbajë fjalën Lulzim Basha përballë një situatë të tillë, kur Presidenti i Republikës është shprehur se do ta dekretojë z. Xhafaj për Ministër të Brendshëm edhe pse figura e tij është e papajtueshme pas dëshmive të fundit për keqtrajtim gjatë kohës që ky i fundit punonte si hetues gjatë regjimit komunist? A do ketë një aksion të opozitës? Është me interes të shikojmë lëvizjen e radhës së z. Basha dhe nëse ai do ti qëndrojë fjalës së parë.