Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A dhunohen investitorët e huaj kështu?!

2016/09/10 at 8:30 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
A ishin këto mesazhet e Kerrit?

Nga Blendi Fevziu –


Një investitor i huaj i shtrirë në mes të rrugës së aeroportit, i dhunuar, i kërcënuar dhe thuajse pa ndjenja, është imazhi që ka dominuar ditën e sotme. Për një vend si Shqipëria, ku investitorët e huaj janë kaq të rrallë; për një vend si ky i yni ku investimet e huaja janë shpresa kryesore për punësim dhe dalje nga kriza ekonomike; për një vend ku investimet e huaja bien nga viti në vit si pasojë e rritjes së taksave dhe gjithë pengesave të tjera, nuk mund të bëhej një lajm më i keq. Një lajm i keq si për vetë shqiptaret ashtu edhe për ata pak kurajozë që kanë zgjedhur të investojnë në një vend me rregulla kaotike, pa krah pune, pa sistem të mirëfilltë gjyqësor të besueshëm dhe nën humorin e ndryshueshëm të politikës që ndërron rregullat e taksave dhe i ndan investitorët në të majtë e të djathtë.
Ka pak të dhëna për atë që ka ndodhur në rrugën e aeroportit, por media ka deklaruar se investitori me origjinë libaneze, vec dhunimit edhe është kërcënuar.
Nëse kërcënimi është i vërtetë ai padyshim që është bërë për hir të investimit të tij në Shqipëri. Ky nuk është rasti i parë që investitorë të mëdhenj të huaj kërcënohen. Në disa raste të tjera, investitorë të huaj janë kërcënuar deri me jetë për t’u tërhequr nga gara apo privatizime të mëdha. Ka ndodhur kështu me garën për një hotel të madh në Tiranë, por edhe në raste më modeste. Kishte kohë që ngjarje të tilla nuk bëheshin prezente, por nëse kjo është e vërtetë, ky është një gjest i mirëfilltë mafioz. është një akt kriminal që duhet te investigohet, të zbulohet dhe të ndëshkohet rëndë. Dikush që guxon të kërcënojë një investitor të huaj dhe i kërkon atij largimin nga Shqipëria është jo vetëm një shkelës i ligjit, por edhe dikush që nuk ka frikë nga ligji. Dikush që ka mbështetje dhe që vepron nën mbrojtjen e një apo disa personave të fuqishëm. Policia dhe Prokuroria duhet të gjejnë sa më shpejt autorët që rasti jo vetëm të zbardhet, por të mos përsëritet më.
Nëse ka ndodhur për një zënkë si pasojë e përplasjes, është po kaq e rëndë. Një vend ku njerëzit rrihen se gërvishtin makinat; një vend ku një i huaj dhunohet sepse ishte në një makinë që ka gërvishtur makinën tjetër, tregon që është një vend që nuk meriton asgjë. Jo më investime të huaja, por as turistë të përkohshëm. Vështirë se gjen vend tjetër në botë, që incidente banale zgjidhen me grushta, shkelma apo edhe të shtëna armësh. Dhe sërish në këtë rast përgjgegjësia është e shtetit dhe e ligjit, që nuk e kanë frikë këta kaubojs modern.
Ngjarja ka ndodhur tashmë dhe Shqipëria ka vetëm një mundësi. T’i japë një shpjegim dhe përgjegjësit kësaj ngjarjeje. Në të kundërt, nuk ka pse del më të kërkojë investitorë dhe investime të botë, se askush nuk vjen të lerë kokën në rrugët e Shqipërisë.
Blendi Fevziu

Etiketa: dhuneinvestime te huajaInvestitore te huajshteti


Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Kjo është fotoja më romantike e Marinës dhe Getit

Kjo është fotoja më romantike e Marinës dhe Getit

Ja sa njerëz janë mbledhur për koncertin e Pacollit

Ja sa njerëz janë mbledhur për koncertin e Pacollit

Video/ Liverpuli turpëron kampionët, Leicesteri pëson katër gola

Video/ Liverpuli turpëron kampionët, Leicesteri pëson katër gola
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com