Aktualitet

Skafet dhe droga e ndarë në pako,pamjet e operacionit ku u kapën rreth 1 ton kanabis



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 08/08/22 |
Opi Nion

Policia ka publikuar pamjet e operacionit të koduar koduar “The Eye”, ku u sekuestruan rreth 1 ton kanabis.

Sikurse duket në video lënda narkotike ishte e ndarë në 153 pako. Po ashtu në video shfaqet momenti i arrestimit të tre të rinjve, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi. Në kuadër të këtij opercioni u shpall në kërkim dhe shtetasi Gregor Likaj.

Pamjet tregojnë dhe tre skafet Elio, Syri dhe Amantia të cilat janë përdorur nga shqiptarët për të dërguar në det të hapur 992 kg kanabis, që e priste veliera që drejtohej nga 2 ukrainasit Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, të cilët u vunë në pranga nga Guardia di Finanza.

Pas