“Sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot,”- kështu është shprehur shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç. “Pas diplomacisë intensive me ndërmjetës mes Beogradit e Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti për zbatimin e aneksit – pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, u shpreh Borrell.
I am going to Ohrid with the hope of facing a unique opportunity for Kosovo and Serbia to move forward, and @albinkurti and @predsednikrs to make progress to normalise relations.
The opportunity should be used – no one benefits more from it than people in Serbia & Kosovo pic.twitter.com/5MLO4uKBVP
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 17, 2023