Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihen arsyet pse Bushi është thirrur nga prokurorët e SPAK.
Thirrja e Artur Bushit në SPAK, vjen pas arrestimit të një tjetër kryebashkiaku socialist. Lefter Alla u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve për abuzimin në tenderin e ujësjellësit të Bulqizës.