Opozita ka dorëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure kërkesën në KQZ për koalicionin në zgjedhjet e 14 Majit. Partitë në koalicion janë: PL, PBDNJ, PDK. Po ashtu pjesë e koalicionit është edhe grupimi i Sali Berishës.
Ky koalicion do të mbajë emrin“Bashkë fitojmë” dhe do të kandidojë në zgjedhje me kandidatët e dalë nga primaret.
Në dokumetin e dorëzuar në KQZ bëhet e ditur sigla e koalicionit ndërsa thuhet se partia që do të jetë drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, ndërsa partia që udhëheq koalicionin është Partia e Lirisë.
Kërkesën për regjistrim e dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Ai u shpreh për gazetarët se ky koalicion bashkon të gjithë qytetarët.
“E para kemi depozituar sipas afatit ligjor koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Është koalicioni fitues në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Koalicioni që bashkon të gjithë qytetarët dhe kam bindjen maksimale që ky koalicion, “Bashkë Fitojmë” është koalicioni i qytetarëve është për qytetarët dhe do të jetë tmerri i vërtetë i rilindjes më 14 Maj”- thaBraimllari./Opinion.al