Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/Momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset në mur

2023/03/14 at 7:18 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/Momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset në mur

Klan News, nëpërmjet gazetarit Spartak Koka ka siguruar pamje të reja të aksidentit tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, të ndodhur më 9 Mars në Unazën Lindore të Tiranës. Pamje hedhin dritë mbi dinamikën e plotë të aksidentit nga goditja e guardrail, deri tek goditja vertikale e mjetit në murin ndarës të nënkalimit.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim. Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës.

“Kemi arritur të sigurojmë disa pamje të reja të cilat sqarojnë një dinamikë e cila mund të hedhë dritë në raport me shkakun determinant të vdekjes së 3 personave. Përplasja nuk është ballore, por kabina mbështetet në mur, makina ka fluturuar për rreth 30 metra. Jemi munduar që të gjithë këndet e kamerave të ndryshme t’i pasqyrojmë të gjitha së bashku, në këtë material filmik për ta kuptuar qytetarët dinamikën e plotë të këtij aksidenti fatal.”

Duke u bazuar tek materiali i ri filmik, Gazetari Koka thotë se gjithçka ndodhi në 1,07 sekonda.

“Përplasja e parë është tek guardrail, e dyta është në mur. Sepse i vetmi kontakt tjetër, është me parakolpin e automjetit Hyundai ku udhëtonin 3 personat e tjerë nga Elbasani. E gjithë ngjarja zhvillohet, të paktën nga sa llogaritëm në këto pamje ekskluzive që kemi siguruar për Klan News, llogaritet në 1,07 sekonda. Ekspertët mund ta llogarisin shumë më mirë, sesa është edhe shpejtësia, që nga momenti i goditjes së guardrail–it deri tek momenti i përplasjes me murin.”

I riu Ruçaj, sipas zyrtarëve së Policisë së Shtetit, dyshohet të ketë qenë me shpejtësi deri në 150 km/h.

Përveç Hyundai-t, i rrezikuar nga Audi ishte edhe mjeti që kalon fare pak sekonda para se makina e Ruçajt të përplasjes me barrierat metalike.

“Këtu është momenti kur automjeti i cili vinte nga Tirana për në Elbasan, që ishte një familje nga Elbasani, në momentin e fundit ka frenuar. Nuk e ka pritur fare pjesën kur automjeti i ka rënë përsipër. Sepse në këtë aksident janë 2 automjete (makina në rrethrrotullim dhe Hyundai) që janë rrezikuar seriozisht që të kishte viktima tek ata. Kanë mjaftuar të qindat e sekondës“.

Një pikëpyetje tjetër e cila pritet të zbardhet është nëse automjeti ka arritur të frenojë. 2 gjurmë të fiksuara, 3 metra larg mbërritjes në rrethrrotullim, janë duke u hetuar nëse janë lënë në asfalt nga automjeti Audi ku udhëtonin 3 viktimat.

Në aksidentin tragjik humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, Erisilda Abedini 22-vjeçe dhe Sikela Përroj 23-vjeçe.

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Droni amerikan rrëzohet në Detin e Zi pasi u godit nga avioni rus

Droni amerikan rrëzohet në Detin e Zi pasi u godit nga avioni rus

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen, 6 miliardë dollarë më shumë

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen, 6 miliardë dollarë më shumë

Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Mafia shqiptare është më e rrezikshmja në botë

Berisha për atentatin në Don Bosko: Rama u ka dhënë licencë për të vrarë kriminelëve

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com