Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet për herë të parë Elena Hysa:Hutra ka dashur të qëllojë dhe djalin, mami më doli para

2023/03/14 at 12:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Flet për herë të parë Elena Hysa:Hutra ka dashur të qëllojë dhe djalin, mami më doli para

Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës  ka folur për herë të parë nga shtrati i spitalit dhe ka treguar detaje tronditëse mbi ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera.


Elena ka rrëfyer se Hutra sapo kishte shkuar në banesën e saj kishte qëlluar motrën dhe kunatën, ndërsa atë e kishte goditur me thikë në faqe. Ajo tha mes të tjerash tha se Hutra donte të qëllonte dhe djalin.

“Ka qenë aty…e kam parë që ka shkrepur armën drejt meje, pastaj në ato momente ka dalë mami para meje, të më mbronte. E kam shtyrë dhe i dola para mamit. Mbaj mend që na ka sharë, llafe të ndryshme dhe na ka gjuajtur me armë. Donte të qëllonte djalin…e kisha në krah djalin. E kam kapur prej krahu dhe e çova nga dhoma tjetër. Ka ikur me vrap. Më qëlloi me thikë sapo ka hyrë brenda, më qëlloi në faqe. ‘Do ju vras të gjithë’ tha ai.”, tha Elena.

Intervista e plotë

Gazetarja: Si je? Tani je mirë?

Elena Hysa: Mirë

Gazetarja: Çfarë plagësh ke?
Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…

Gazetarja: Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?

Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrës.

Gazetarja: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?

Elena Hysa: Jo nuk kam pasur debat

Gazetarja: Keni folur në telefon atë ditë?

Elena Hysa: Po kam fol atë ditë

Gazetarja: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?

Elena Hysa: Nuk ka dashë të flasi

Gazetarja: E more ti?

Elena Hysa: E mora unë kam fol unë me të

Gazetarja: Çfarë doje ti thoje, doje të pajtoheshe me të?

Elena Hysa: Doja ti thoja që…Ai ka pas ca problemet e veta, ca punet e veta unë i kam thënë më mirë e lēmë kaq!

Gazetarja: Doje ti jepje fund?

Elena Hysa: Po! Ai ska pranuar edhe…

Gazetarja: Të ka ofenduar në telefon të ka shar?

Elena Hysa: Gjithmonë

Gazetarja: Pastaj e fike ti apo e fiku ai telefonin?

Elena Hysa: E kemi fik të dy bashkë

Gazetarja: Të kërcënoi?

Elena Hysa: Po më kërcënoi

Gazetarja: E njoftove familjen tēnde qē more atë kërcënim nga telefoni?

Elena Hysi: I kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marr për bazë

Gazetarja: Nuk e kanë besuar se mund të të bënte diçka?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: E bënte shpesh që të kërcënonte?

Elena Hysa: Shpesh jo por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh

Gazetarja: Pasi doli nga burgu?

Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh

Gazetarja: Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?

Elena Hysa: Jo…

Gazetarja: Po ai të kishte marr në telefon?

Elena Hysa: Ai po

Gazetarja: Je përgjigjur?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Çfarë të thoshte?

Elena Hysa: Pyeste për djalin

Gazetarja: U gëzua që erdhi djali në jetë?

Elena Hysa: Po normal që po, i kam treguar që thjeshtë është bërë baba, kaq…

Gazetarja: Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje tē mardhënies tuaj?

Elena Hysa: Krisje ka pas nuk është se nuk ka pasur

Gazetarja: Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore por ike nga koteci, kalove nga muri?

Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke mē kërcënuar

Gazetarja: Të ka dhunuar ndonjëherë?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Fizikisht?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Ti në dokumenta kur e ke denoncuar ke shprehur për dhunë psikoemocionale ?

Elena Hysa: Po!

Gazetarja: Kishe frikë?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetēn e tij?

Elena Hysa: Jo!

Gazetarja: Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar nfonjëherë si emër?

Elena Hysa: Po e kam kërkuar

Gazetarja: Kur e more vesb se ai kishte bërë mē parē një gjë të tillë?

Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim tjetër

Gazetarja: Si ke vepruar?

Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi

Gazetarja: Po me vjehrrën si e kishe mardhënien?

Elena Hysa: Shumë keq

Gazetarja: Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?

Elena Hysa: Presion

Gazetarja: Po për çfarë, çfarë pretendonte ajo?

Elena Hysa: Ajo pretendonte që unë se respektoja

Gazetarja: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, ti çoje ushqimin në krevat, ështē e vërtetë kjo?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Ja kishe bërë këto?

Elena Hysa: Jo se ja kisha bërë, por thjeshtë nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarsisht çdo gjëje

Gazetarja: Në momentin që ratë shtatëzanë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri tjetrin?

Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai sma ka pranuar këtë shtatëzani

Gazetarja: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?

Elena Hysa: Po thoshte nuk e ke me mua

Gazetarja: Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët qē të kishte thënë mjeku?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Po ju si jeni njohur bashkë nëpërmjet shkesit, në lokal, në rrugë?

Elena Hysa: Nëpërmjet dikujt tjetër

Gazetarja: Kur ju u njohët me njëri tjetrin nuk dije asgjë në lidhje me këtë?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Nuk kishe pyetur ndonjëherë?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Po këtë vet e kishe pyetur për të kaluarën e tij?

Elena Hysa: Kur jam interesuar ta pyes në atë kohë, ka qenë kohë shumë e shkurtër dhe ma ka mohuar gjithmonë

Gazetarja: Ama ishte agresiv apo jo?

Elena Hysa: Po ishte agresiv

Gazetarja: Po para se ti ta denoncoje dhe të arrestohej, njihje ndonjë femër tjetër në jetën e tij?

Elena Hysa: Po kishte ka pasur

Gazetarja: E njeh atë?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Si quhet, Marjana Gurakuqi?
Elena Hysa: Po

Gazetarja: Ku e kishte njohur?

Elena Hysa: Nuk e di ku e ka njohur, por unë këtë kam njohur

Gazetarja: E ke njohur vet personalisht?

Elena Hysa: Jo e kam njohur si emër, e zbulova ai ma ka konfirmuar

Gazetarja: Të ka thënë po, kam një lidhje tjetër?

Elena Hysa: Po ma ka konfirmuar që ka një lidhje tjetër

Gazetarja: Di gjë ku e ka njohur këtë?

Elena Hysa: Unë them se e ka njohur në Institut, ajo aty rri

Gazetarja: Sa kohë kishte me të, ishit ju në martesē me njëri tjetrin?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Edhe ky shoqërohej edhe me këtë?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Po ndonjë femër tjetër me mbiemër Kurti ke njohur në jetën e tij? Motrën e Vladimir Kurtit e njihje?

Elena Hysa: Si emër e kam dëgjuar por jo se e njihja

Gazetarja: Ku e ke dëgjuar Vladimir Kurtin në bisedat që ka bërë Dani?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Çfarë thoshte lidhur me të, kishte përmend ndonjē gjë?

Elena Hysa: Ka përmend shumë gjëra, por di që ka qenë gjithmonë i dhunshëm, për çdo gjë ka qenë i dhunshëm. Mbaj mend qē më ka pas thënë do të dhunoj etj etj…

Gazetarja: Atë ditë që erdhi në banesë kë goditi të parēn, ty apo maman, me çfarë tē goditi?

Elena Hysa: Me thikë, thikēn e ka pasur me vete

Gazetarja: Erdhi direkt dhe u fut në banesē, ishte dera hapur, dera ka qenë mbyllur?

Elena Hysa: Dera ka qenë mbyllur, ka qenë motra, nusja e vëllait dhe nuk kam ndier asnjë zhurmë, ka ardhur pa zhurmē

Gazetarja: Të parën kë goditi?

Elena Hysa: Ka goditur motrën dhe nusen e vëllait

Gazetarja: Ku ishin?

Elena Hysa: Në makinë në oborr

Gazetarja: Ju ku ishit për momentin

Elena Hysa: Unë kam qenë brenda në shtëpi me djalin

Gazetarja: Dole jashtë ato momente?

Elena Hysa: Në ato momente po, dola jashtë edhe shoh në tokë nusen e vēllait edhe motrën

Gazetarja: Ky ku ishte ato momente?

Elena Hysa: Aty ka qenë, kam parë që ka shkrep armën drejt meje pastaj ato momente ka dalë mami para

Gazetarja: Para teje për të të mbrojtur ty?

Elena Hysa: Po para meje, unë se kam lēnë e kam shtyrë unë dhe i kam dalë unë para asaj. Mbaj mend që na ka shar

Gazetarja: Çfarë ju ka thënë?

Elena Hysa: Llafe të ndryshme, ka shkrep armën dhe ka dashur të qēlloj edhe djalin

Gazetarja: Djalin e vogēl?

Elena Hysa: Po

Gazetarja: Si ku e kuptove që donte ta qëllonte, e kishe në dorë ku e kishe?

Elena Hysa: E kisha në krah djalin

Gazetarja: Në momentin që ti more plumbin e kishe në krah?

Elena Hysa: Po!

Gazetarja: Si shpëtoi bebi?

Elena Hysa: Bebin e kam kapur për krahu e kam çuar te dhoma tjetêr

Gazetarja: Po pastaj çfarë ndodhi?

Elena Hysa: Pastaj ai qëlloi disa herë në ajër pastaj ka ik me vrap

Gazetarja: Ndërkohë mami ishte e plagosur?

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikē sa ka hyrë brenda në faqe

Gazetarja: Të tha ndonjë gjë ndërkohë qē të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Gazetarja: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Gazetarja: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumē shpejt.

Etiketa: Dan HutraHelena Hysa


Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Video/ U dhunua nga 4 policët grek, pamjet shokuese të shqiptarit nga qelia e burgut

Video/ U dhunua nga 4 policët grek, pamjet shokuese të shqiptarit nga qelia e burgut

Vajza e Vilson Blloshmit: Ja biseda e fundit e nënës me babain, i tha linda vajzë

Gruaja arrestohet pas lindjes. U dënua për braktisje të vajzës së parë, apeli i të shoqit

Gruaja arrestohet pas lindjes. U dënua për braktisje të vajzës së parë, apeli i të shoqit
















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com