Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 100 aktivitete në Ditën e Verës, Veliaj: Të përqafohemi më shumë e të çirremi më pak

2023/03/14 at 11:24 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 100 aktivitete në Ditën e Verës, Veliaj: Të përqafohemi më shumë e të çirremi më pak

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e Tiranës për ditën e Verës duke njoftuar se do të ketë më shumë se 100 aktivitete për fëmijë e të rritur. Surprizat kulmojnë me koncertin e këngëtares shqiptare me famë ndërkombtare Enisa dhe përfundojnë me spektaklin e dronëve në mbrëmje.
“Kjo do jetë një ditë plot me aktivitete. Ne do të bëjmë disa aktivitete që le të themi janë pak më të mëdha. Janë 100 aktivitete të ndryshme. Koncerti i Enisës do të jetë rreth orës 13.00, pra përpara drekës në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që banda e qytetit sa filloi rrugëtimin e vet dhe është tek kodrat e Liqenit. Do të kemi disa aktivitete sportive. Kemi ftuar të gjithë artizanët dhe natën do e mbyllim me një shfaqje dronësh në Liqenin e Tiranës. Gjithë ajo pista që më parë përdorej për koncertin, festivalin e Sunny Hill është platforma nga ku do ngrihen 500-600 dronë për të provuar diçka ndryshe në Tiranë e për të sjellë gjithmonë një surprizë”, tha Veliaj.

Ndër të tjera, Veliaj ka përfituar nga rasti për t’u dhënë një mesazh qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë ditë jo vetëm për të festuar, por edhe për të reflektuar. Ai thekson se duhet të punojmë e të duhemi më shumë e të urrehemi më pak.

“Sot është patjetër një ditë për gëzim por është edhe një ditë për reflektim. Ne kemi në dorë vetë të duhemi më shumë dhe të urrehemi më pak, të përqafohemi më shumë dhe të çirremi më pak; të punojmë më shumë dhe të flasim më pak. Besoj që kjo stinë e re është edhe një kujtesë që kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme; kur i vëmë stërkëmbësha njerit tjetrit, pengojmë njeri tjetrin, vetëm humbasim kohë të çmuar. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë për t’i bashkuar njerëzit. E di që po i afrohemi fushatës, njerëzit kanë bindjen e tyre politike por ajo një ditë është. Në 364 ditët e tjera duhet të punojmë, të punojmë, t’i bashkojmë njerëzit e ta çojmë qytetin përpara. Gëzuar, paçi vetëm ditë të mira dhe do të shihemi gjatë ditës në disa stacione dhe shpresoj shumë që të gjithë të kalojmë mirë, pa asnjë incident dhe më duket që të gjithë pavarësisht se nga vijnë kanë ardhur me mendjen për të kaluar mirë dhe për të rizbuluar dashurinë për qytetin dhe njeri tjetrin”, tha Veliaj.

Etiketa: dita e veresVeliaj

Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Para
Video/ Veliaj dhuron verore për qytetarët e Tiranës

Video/ Veliaj dhuron verore për qytetarët e Tiranës

Lufta në Ukrainë/ Zelensky nderon ushtarin e paarmatosur të filmuar duke u qëlluar

Lufta në Ukrainë/ Zelensky nderon ushtarin e paarmatosur të filmuar duke u qëlluar

Foto/Berisha në festimet e Ditës së Verës në Elbasan, vendos veroren

Foto/Berisha në festimet e Ditës së Verës në Elbasan, vendos veroren

TE FUNDIT

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com