Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Po vdiqe, më mirë”/ Dhunon bashkëfshatarin me sëpatë, lihet i lirë

2023/03/13 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Po vdiqe, më mirë”/ Dhunon bashkëfshatarin me sëpatë, lihet i lirë

Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i tij, Krenar Likskëndaj, i zuri pritë në rrugë dhe e dhunoi rëndë më pjesën e pasme të sëpatës.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brataj, Selenicë. Sipas denoncuesit, nuk ka një arsye për këtë dhunë të ushtruar ndaj tij.

“Më është prera rruga me makinë nga personi, Krenar Likskëndaj. Ka dalë me sëpatë nga dera e shoferit dhe më ka goditur me sëpatë. Kam kërkuar ndihmë dhe të më çonin direkt në spital. Unë e kam bashkëfshatar. As kam patur ndonjë konflikt me këtë. E ka bërë në mënyrë çnjerëzore. Nëse nuk do isha mbrojtur me dorë ai do më kishte çarë në kokë”, tha ai.

Por sot Flurati qëndron i fshehur larg fshatit, pasi ka frikë, se autori mund ta gjejë dhe ta dhunojë sërish. Flurati tregon se pas agresionit, Krenari është lënë i lirë.

“Po shkoja për xhiro në Selenicë. Ka dalë me drita fikur. Ka ardhur me sëpatë, më ka hapur derën dhe vetëm më ka goditur. Nuk më tha asgjë, vetëm më ka goditur. Mua më ka goditur në gju tek kupa e gjurit që të mos kisha lëvizje, pastaj ka goditur gjithë trupin”, tha ai.

Sipas tij, edhe më parë autori ka ushtruar dhunë te bashkëfshatarët e tjerë dhe sërish nuk  është dënuar. Flurati, që nga ajo ditë gjendet i shtrirë në krevat, i paaftë.

“Kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Me këto dëmtime që kam personi në fjalë personi të shkojë para drejtësisë, sepse mesa shoh askush nuk e merr për bazë. As prokuroria, as mjeku ligjor, i ka bërë letrat me lehtësi. Ndihem tmerrësisht i tmerruar për faktin dhe dhunën e përdorur, sepse nuk jam i vetmi individ që dhunohem nga ky person”, tha ai.

OPGj thotë, se është faji i mjekut ligjor që dhunuesi është i lirë, pasi fillimisht akuza ishte për plagosje të rëndë.

OPGj: Zotëria, u kap, u shoqërua, u pyet, u la i lirë, sepse dëmtimet, që ke ti, ka ardhur akti i mjekut ligjor, që nuk janë dëmtime, siç i kemi nisur ne në fillim, siç pretendonim ne, se mund të ishin. Janë dëmtime më të lehta.

Denoncuesi: Po çfarë arsye të mos arrestohet? Tani a duhet që ne të na vrasim, të vdesim, atëherë të bëhen arrestime?

OPGj: Po vdiqe, është më mirë! Ne, për ty, e nisëm “plagosje e rëndë”. Nëse keni pretendime të tjera, drejtohuni te Prokuroria. Tani, çështja është në hetim dhe shyqyr Zotit, që është në hetim.

Por mjeku ligjor Alban Hazizaj, shpjegon se për shkak të frakturave ai ka dhënë raport mbi 9 ditë.

Gazetari: Deshëm të dinim si ka qenë shkalla e dëmtimeve?

Alban Hazizaj: Po s’e mbaj mend, me thënë të drejtën, por, megjithatë, raportin e ke në prokurori. Këto të dhëna i merrni atje!

Gazetari: Dakord pra, por ky person nga ajo datë i nderuar doktor dhe deri më sot qëndron i shtrirë me probleme të shumta dhe fraktura të shumta siç e keni parë. Ndoshta e keni bërë me dëmtime të lehta?

Alban Hazizaj: Jo, jo! Dëmtimet i ka, siç i ka pasur.

Gazetari: Si? Në terma mjekësor hyn në kategorinë e atyre mbi 9 ditë apo nën 9 ditë?

Alban Hazizaj: Po nuk…, besoj mbi 9 , por nuk e mbaj mend, për arsye se kjo…, s’e mbaj mend, se unë bëj shumë…Do ta shikoj dhe do të të jap një përgjigje! Kur të vete në zyrë, e konfirmoj, por deri në 9 ditë, që të jetë me frakturë, nuk ndodh.

Gazetari: Do të lidhemi edhe një herë tjetër me mjekun ligjor pasi ai do të na konfirmojë zyrtarisht se në çfarë shkalle ka qenë dëmtimi në trupin e të dëmtuarit…

Alban Hazizaj: Është mbi 9 ditë, jo 9 ditë.

“Stop” ka siguruar foton e autorit të dhunës.

Për ngjarjen e ndodhur në Brataj, policia doli në një deklaratë për media ku tha se shpallën në kërkim 41-vjeçarin pasi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Por më vonë sipas deklaratës së oficerit të policisë, ai u kap, u pyet dhe u la i lirë. Në fshat askush nuk flet për këtë ngjarje dhe për këtë person. “Stop” u përpoq që të kishim një kontakt me personin tjetër, por kjo ishte e vështirë pasi asnjë banor nuk flet.

Banori: Nuk e di, aty ka qenë, por mund të ketë ikur. Djelmuri, të papjekur.

Gazetari: E qartë, e qartë.

Juristja Drita Agaj shpjegon, se agresori duhet të izolohet. Lënia në qetësi, sipas saj, e bën më të dhunshme këtë kategori.

“Ne kemi ligje ku duhet të forcohet masa e sigurimit se s’mund të lihet një njeri me rrezikshmëri të tillë shoqërore sepse derisa ai është i rrezikshëm për një gardh le të themi, vaj halli çfarë mund të themi për probleme të tjera që ai mund të bëhet super i rrezikshëm. Lënia në qetësi e këtyre iu bën që të kenë aktivitet më të madh në ushtrimin e dhunës dhe pse jo… Kush është i dhunshëm në një drejtim, është i dhunshëm edhe në familje, edhe në shoqëri. Duhen politika shtetërore se ne nuk është se nuk kemi ligj, pavarësisht se si zbatohet në një masë të vogël. Në radhë të parë duhet parandalimi dhe sigurimi i kushteve i njeriut që rrezikon jetën e të tjerëve. Duhet një vend izolimi, riedukimi, i cili duhet të jetë në prezencë edhe të policisë, por edhe psikologut. Duhet të izolohet personi i dhunshëm për arsye sepse siç ju thashë edhe më përpara është i rrezikshëm. Në rastin kur i dëmtuari shpaguhet vetëm nga dhunuesi që të detyrohet të paraqitet, në këtë rast i dëmtuari është në mëshirë të fatit”, tha ajo./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Mori lekët e vëllait tek avokati, hetim për shefin e policisë

Mori lekët e vëllait tek avokati, hetim për shefin e policisë

Dhunimi i vajzës nga Kenia, Lala: Mendohet se është në një koma të pakthyeshme

Ngjarja në Don Bosco, Lala: Vajza e vogël ka ulëritur të kthejë në jetë gjyshen

Jetime që 5-vjeçe, Klodiana Lala tregon jetën e vështirë të Mimoza Pajës

Jetime që 5-vjeçe, Klodiana Lala tregon jetën e vështirë të Mimoza Pajës
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com