Një ish-punonjës i zyrës së Kadastrës në Lushnje është vënë në pranga nga policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se Agim Gjyla, 64 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnjë është kapur në Rinas.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Agim Gjyla, në vitin 2018, gjatë kohës që ka qenë punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.