Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosi me çifte dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 56-vjeçari në Kurbin

2023/03/11 at 4:12 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosi me çifte dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 56-vjeçari në Kurbin

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi dyshohet se ka plagosur me armë gjahu shtetasin Besnik Pula, pas një konflikti verbal mes të dyve.

Ngjarja ka ndodhur në datën 7 mars në Patok, ku mësohet se shtetasi Besnik Selmani pasi ka plagosur Besnik Pulan është larguar nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë gjahu çifte, e dyshuar se është përdorur ditën e ngjarjes, të cilën e kishte të regjistruar me lejen përkatëse në emër të tij.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Finalizohet operacioni policor “Laguna” mbi dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur datë 7 Mars në Patok, ku mbeti i plagosur shtetasi B. P.

Lokalizohet dhe vihet në pranga në një banesë të braktisur, 56-vjeçari autor i dyshuar.

Policia i gjen dhe sekuestron armën e gjahut çifte të dyshuar të përdorur në ngjarje.

Me datë 07.03.2023, në Lagunën e Patokut, Kurbin, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili pas mjekimit në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shpallur në kërkim policor si dhe kanë vazhduar kontrollet e pandërprera duke vlerësuar e verifikuar edhe çdo informacion policor të administruar mbi vendndodhjen e autorit të dyshuar, me qëllim kapjen dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore penale.

Si rezultat, gjatë ditës së sotme, është finalizuar operacioni policor i koduar “Laguna”, ku u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit B. S. në një banesë të braktisur në fshatin Fushë Milot, Kurbin, ku ishte fshehur e strehuar.

Gjithashtu, në momentin e kapjes, iu gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte, e dyshuar e përdorur ditën e ngjarjes, të cilën e kishte të regjistruar me leje përkatëse në emër të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Opinion.al

Etiketa: arrestimciftekurbin

Ju sugjerojmë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
Kronikë

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

23 Gusht, 2025 5:45 pm
Kush ishte Artur Zheji?
Aktualitet

Kush ishte Artur Zheji?

23 Gusht, 2025 5:42 pm
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

23 Gusht, 2025 5:34 pm
Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
Bota

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

23 Gusht, 2025 5:32 pm
E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat
Bota

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat

23 Gusht, 2025 5:18 pm
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji
Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji

23 Gusht, 2025 5:08 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Vrau gruan në Greqi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking
Kronikë

Greqi/ Shqiptari pas arrestimit: Gruan e vrava se më tradhtonte

23 Gusht, 2025 4:42 pm
Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbulohen propozimet për forcimin e disiplinës
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbulohen propozimet për forcimin e disiplinës

23 Gusht, 2025 4:40 pm
Babai u vrau të ëmën para syve, vajza e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…
Kronikë

Babai u vrau të ëmën para syve, vajza e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…

23 Gusht, 2025 4:33 pm
Para
A ka dështuar sulmi i Putinit në rrjetin elektrik të Ukrainës?

A ka dështuar sulmi i Putinit në rrjetin elektrik të Ukrainës?

Li Qiang: Kina zgjedh aleatin e Xi Jinping si kryeministër

Li Qiang: Kina zgjedh aleatin e Xi Jinping si kryeministër

Foto/ Veshjet më të guximshme ndër vite, sot janë trend

Foto/ Veshjet më të guximshme ndër vite, sot janë trend

TE FUNDIT

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan
23 Gusht, 2025

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit...

Lexo më shumë

Kush ishte Artur Zheji?

Kush ishte Artur Zheji?
23 Gusht, 2025

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
23 Gusht, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtarë në lidhje me ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji. Në...

Lexo më shumë

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
23 Gusht, 2025

Në Gjermani po debatohet mundësia e dërgimit të ushtarëve për një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse në Ukrainë, pas sugjerimeve për një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com