Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Portugali: Fundi i “vizës së artë”

2023/03/09 at 12:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Portugali: Fundi i “vizës së artë”

500.000 euro për një leje qëndrimi në zonën europiane të Shengenit ka qenë oferta e qeverisë portugese për të huajt e pasur, bërë që prej vitit 2012. Kjo ofertë është pranuar nga 12 mijë investitorë, që i kanë siguruar vetes dhe familjes së tyre hyrjen në Europë. Tani “programit të vizave të arta” të Portugalisë, do t’i vijë fundi edhe për shkak të presionit që ushtron Bashkimi Europian. Kryeministri António Costa, ka bërë të ditur se programi do të mbyllet më 16 Mars.


“Është mirë që Viza e Artë po hiqet, ajo nuk duhet të ishte futur asnjëherë,” thotë e gëzuar ish-deputetja socialiste, Ana Gomes, e cila e ka luftuar këtë program që nga fillimi. “Ato kanë qenë ftesë për të larë para dhe i kanë mundësuar organizatave kriminele dhe terroriste që të futen në zonën e Shengenit legalisht.” Më shumë se gjysma e kërkesave kanë ardhur nga vende, ku rreziku për larje parash është i lartë, dhe Portugalia nuk është kujdesur kurrë për burimin e parave të atyre që bëjnë kërkesën.

Kur filloi programi, që u bë për të nxitur ekonominë e Portugalisë, e cila ishte në gjendje të keqe, ai u përdor kryesisht për bizneset e pasurive të patundshme: Në vend që të përdorej për të krijuar ndërmarrje të reja dhe vende të reja pune, ai u pwrdor kryesisht nga kinezw tw pasur qw blenw banesa luksoze nw Lisbonw dhe rrethina pasuar nga brazilianët, turqit, afrikano-jugorët dhe rusët.

Nga rreth shtatë miliardë eurot e marra, 90 përqind e tyre shkuan për blerjen e banesave. Vetëm 22 viza u dhanë për krijimin e vendeve të punës, mësohet nga shifrat e policisë për të huaj, SEF. Rezultati: vetëm 280 vende të reja pune në gjithsej dhjetë vjet program.

Megjithatë, Hugo Santos Ferreira, kryetar i shoqatës portugeze të pasurive të patundshme, e kritikon ndërprerjen e e lejeqëndrimeve “të arta”: “Kjo është ndërhyrje ndaj investitorëve të huaj, që duan t’i investojnë paratë e tyre në Portugali. Portugalia kështu nuk është më e besueshme dhe humbet reputacionin si vend me kushte të favorshme për investime.” Portugalisë i duhen më shumë investitorë të huaj për të forcuar ekonominë e saj, ajo nuk mund të heqë dorë nga ky instrument i rëndësishëm, që i sjell vendit më shumë se 600 milionë euro çdo vit.”

Porto, qyteti i dytë i madh pas Lisbonës në Portugali. Vitet e kaluara çmimet e pasurive të patundshme janë rritur shumë në Portugali, sidomos në dy qytetet më të mëdha në Lisbonë dhe Porto

“Përveç kësaj programi ka krijuar mijëra vende pune në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme,” thotë Santos Ferreira.

Por pikërisht këtu qëndron problemi: Vitet e kaluara çmimet e pasurive të patundshme janë rritur shumë në Portugali, sidomos në dy qytetet më të mëdha në Lisbonë dhe Porto. Kjo edhe për shkak të programit të Vizave të Arta edhe sepse gjithnjë e më shumë qytetarë të BE-së blejnë banesa dhe shtëpi në Portugali me çmime që portugezët nuk janë më në gjendje t’i paguajnë. “Sidomos në segmentin më të lartë të tregut, Vizat e Arta kanë shkaktuar rritje të madhe të çmimit të pasurive të patundshme,” thekson ish- deputetja europiane, Ana Gomes.

Një argument, të cilin e përdor edhe qeveria për të argumentuar dhënien fund të Vizave të Arta. Ky është pretekst, thotë Gomes, sepse përgjegjëse për dhënien fund të programit të vizave janë kritikat gjithnjë e më të ashpra të BE-së, për programin portugez të vizave. Sidomos për burimin shpesh të dyshimtë të parave të atyre që bëjnë kërkesën për vizë. Sidoqoftë, që me fillimin e luftës në Ukrainë, rusët e kanë pasur të ndaluar të investojnë në Portugali. Ata janë përjashtuar nga programi i Vizave të Arta. Por vendet si Kina ose Vietnami, nuk karakterizohen nga transparenca, thotë ish-deputetja europiane, Gomes. Kurse Hugo Santos Ferreira, president i shoqatës së pasurive të patundshme, mendon se të gjitha transaksionet që bëhen me Portugalinë kontrollohen mirë. Dele të zeza ka kudo, por kjo nuk është arsye për të hequr Vizat e Arta: “Askush nuk thotë që të mbyllen bankat, megjithëse është e njohur se edhe atje mund të pastrohen para.” 

Megjithëse Santos Ferreira shpreson ende që qeveria të kthejë mendje momentin e fundit dhe të vazhdojë me Vizat e Arta mbase në një formë tjetër, duket se në Porgutali i ka ardhur fundi biletës 500 mijë euroshe të hyrjes në zonën e Shengenit. “Programi ka qenë thjesht jo transparent dhe i rrezikshëm,” thotë Ana Gomes. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me ata që kanë marrë vizën. Thuhet se lejeqëndrimi i tyre do të zgjatet nëse ata jetojnë vërtet përherë në Portugali./DW

Etiketa: Portugali


Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Para
Përplasja e trenit në Greqi/ 19-vjeçarja që shpëtoi: Më vjen turp që jam gjallë

Përplasja e trenit në Greqi/ 19-vjeçarja që shpëtoi: Më vjen turp që jam gjallë

Unaza e Madhe e Tiranës, IKMT nis prishjen e 11 objekteve

Unaza e Madhe e Tiranës, IKMT nis prishjen e 11 objekteve

Del lista, kush janë kandidatët e Partisë së Lirisë për këshillin bashkiak të Tiranës

Del lista, kush janë kandidatët e Partisë së Lirisë për këshillin bashkiak të Tiranës
















TE FUNDIT

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
8 Tetor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar arsyet kryesore pse sistemi...

Lexo më shumë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
8 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në vendin tonë. Gazetari Artan Hoxha thotë se...

Lexo më shumë

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
8 Tetor, 2025

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com