Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa. Publikohen fotot nga fejesa e tyre

2023/03/07 at 11:14 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u njohën Dan Hutra dhe Elena Hysa. Publikohen fotot nga fejesa e tyre

Elena (Alketa) Hysa ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u prej tij pas debateve dhe dhunës së ushtruar nga 41-vjeçari.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko me gazetarin Spartak Koka në Klan Plus, babai dhe vëllain i Elena Hysës kanë treguar se si u njohën Dan Hutra dhe vajza e Elena, kur ndodhi fejesa e tyre dhe përse krushqia u prish.

Sipas tyre, gjithçka ndodhi për shkak se Dan Hutra akuzoi Elenën pasi mësoi që kjo e fundit ishte shtatzënë se fëmijën nuk e kishte me të, gjë që u mohua kategorikisht nga 35-vjeçarja.

Në intervistën për Uniko, familjarët e Elenës shprehen të bindur se fëmija është i Dan Hutrës dhe janë të gatshëm sërish për të bërë analizat e ADN-së.

Spartak Koka: Si është njohur dhe kur është njohur vajza Alketa me Dan Hutrën? Si u zhvillua miqësia e dy familjeve?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu me gjithë një shkuesi edhe thanë kështu-kështu. Thashë meqë jeni njoft ju unë jam dakord. Vjen një ditë, venë unazat, i vunë.

Spartak Koka: Erdhi bashkë me shkuesin kur ju ka takuar për herë të parë?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Janë njohur më përpara me njëri-tjetrin apo me shkuesi?

Zaim Hysa: Edhe vajza Alketa, edhe shkuesi, edhe ky kanë qenë në klub diku ku kanë pirë kafe. Edhe kanë ardhur këtu të më thonë mua që kështu-kështu.

Spartak Koka: Pasi e njohën njëri-tjetrin kanë ardhur që ta bëjnë familjare?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Më mbrapa keni bërë fejesë? Çfarë ka ndodhur?

Zaim Hysa: Dasmë. Ka bërë një ceremoni, ai e ka bërë dhe më ka thirrur dhe mua. Kemi shkuar në Kukës. Kemi ngrënë drekë, kemi ardhur këtu.

Spartak Koka: E gjitha kjo kur ka ndodhur? Pra prezantimi me ju?

Zaim Hysa: Në fund të Prillit, në fillim të Majit ai erdhi këtu të më kërkonte dorën gjoja të fejohej.

Spartak Koka: Ju ishit dakord?

Zaim Hysa: Po ishim dakord.

Spartak Koka: Pastaj vajza ka shkuar menjëherë të shtëpia e tij?

Erjon Hysa: Po ka shkuar të lajë e të pastrojë.

Spartak Koka: Tek nëna e tij apo jo?

Erjon Hysa: Po.

Spartak Koka: Kur është ceremonia e fejesës, e shkëmbimit të unazave?

Zaim Hysa: Po në 24 Maj.

Spartak Koka: Pastaj keni bërë dhe fejesën?

Zaim Hysa: Po.

Spartak Koka: Ku e keni bërë fejesën?

Zaim Hysa: Këtu.

Spartak Koka: Pse thotë Dan Hutra kam shpenzuar 4 mijë Euro?

Zaim Hysa: Ka bërë një drekë atje në Kukës. 50 veta.

Spartak Koka: Kur filluan problemet?

Zaim Hysa: Pas 3 javësh filluan problemet. Vajza ka tentuar të vijë këtu, ka ikur. I ka thënë gjoja që nuk e ke me mua fëmijën se ka qenë shtatzënë. Për këtë kanë bërë debat.

Spartak Koka: Dhe vajza ka ikur se nuk ka duruar dot akuzat?

Zaim Hysa: Po bënte debat me personin që gjoja nuk e ke me mua. Kjo i thoshte e ke me mua.

Erjon Hysa: Me sa kam folur unë me motrën, ai dhe e ka rrahur, e ka dhunuar.

Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur atë ditë?

Zaim Hysa: Ka ardhur këtu vetë, na ka kërcënuar për këtë që ka ikur Alketa nga shtëpia.

Spartak Koka: Çfarë kërkonte nga ju pastaj?

Zaim Hysa: Para, më paguani shpenzimet atje ose do t’u vras.

Spartak Koka: Pra, ju kërkonte lekët që kishte shpenzuar ai, jo borxh?

Zaim Hysa: Po. Lekët që kishte shpenzuar atje pastaj e nxorri borxh.

Spartak Koka: Sa lekë i dhatë?

Zaim Hysa: 3300 Euro.

Spartak Koka: Ja dhatë me cilin qëllim?

Zaim Hysa: Po t’i merrte të na hiqej qafe. Ai ka ardhur na ka kërcënuar këtu mua edhe vajzat, edhe gruan.

Spartak Koka: Lekët ua dhatë nga frika e kërcënimit?

Zaim Hysa: Po nga frika.

Më 1 Mars 2023, në familjen Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe. /tvklan.al

Etiketa: Dan HutraElene Hysafejesafoto

Ju sugjerojmë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të parregullt, 2 persona procedohen penalisht

Arrestohet 15-vjeçari në Pogradec, plagosi me thikë bashkëmoshatarin

Familjarët e Vis Martinajt kërkojnë lirimin e 34 pasurive të sekuestruara nga SPAK

Familjarët e Vis Martinajt kërkojnë lirimin e 34 pasurive të sekuestruara nga SPAK

Sot 7 Marsi/ Meta: Gjendja e arsimit mjeruese, është rritur analfabetizmi

Sot 7 Marsi/ Meta: Gjendja e arsimit mjeruese, është rritur analfabetizmi

TE FUNDIT

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com