PD e drejtuar nga Sali Berisha ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Përfaqësuesit ligjor të PD,Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë shkuar në KQZ pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
PD do të shkojë në zgjedhje në koalicion me partitë opozitare me të cilat ka nisur diskutimet që mbrëmjen e sotme.
“Sapo është depozituar kërkesa për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit. Kjo kërkesë është firmosur nga kryetari i PD, Sali Berisha. Është dorëzuar gjithë dokumenti ligjor, sipas kërkesave të kodit zgjedhor”,-tha Nuraj./Opinion.al