Një sherr ka ndodhur mes lojrëve të ndeshjes së Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.
Në një zënkë ku janë përfshirë gati të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.
Fillimisht ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa më pas skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve./Opinion.al