Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Tirana në ditët më të mira, 4 vite të gjumit të gjatë nuk u ndërtua asnjë shkollë

2023/03/05 at 12:12 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj: Tirana në ditët më të mira, 4 vite të gjumit të gjatë nuk u ndërtua asnjë shkollë

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mesazhin e përjavshëm drejtuar qytetarëve, është shprehur se Tirana po kalon sot ditët më të mira në 103 vite kryeqytet. Duke e lidhur këtë deklaratë me ndërtimin e 40 shkollave të reja, Veliaj nuk hezitoi të kujtojë 4 vitet e Bashës në krye të bashkisë, kur tha se “në 4 vite të atij gjumi të gjatë, nuk u ndërtua asnjë shkollë në të gjithë qytetin e Tiranës”.

“Punën transformuese e nisëm nga kujdesi për më të vegjlit. Ende e kam të freskët imazhin e ditëve të para, të çerdheve, të kopshteve, që ishin lënë në mëshirë të fatit, 4 vite pa përkujdesje dhe mirëmbajtje: mure me lagështirë, mobilje të vjetra dhe kushte skandaloze. E njëjta situatë edhe me shkollat, klasa të ftohta, pa ngrohje, të pasigurta, pa biblioteka, pa palestra. Në ato 4 vite të atij gjumi të gjatë, nuk u ndërtua asnjë shkollë në të gjithë qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.

Sipas Veliajt, sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet. “Sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet dhe krenaria ime më e madhe në këto vite kontributi, janë shkollat e reja që kemi ndërtuar e rikonstruktuar në këto 8 vite. Në Tiranë është investuar kaq shumë në infrastrukturën e arsimit sepse ky ishte vizioni ynë: t’i lemë brezit të sotëm një pajë më të çmuar, që do t’i çojë drejt dijes, për ta çuar më lart Tiranën tonë dhe gjithë Shqipërinë. Sot kemi ndërtuar mbi 40 shkolla të reja. Një numër i tillë shkollash të reja, nuk ka ndodhur në 100 vitet e Tiranës si kryeqytet. Si për shkollat e qendrës, me po të njëjtën vëmendje ndërtuam edhe shkollat në periferi. Sepse për ne nuk ka rëndësi “ku”, por “kujt” ia ofrojmë përkushtimin dhe mundin tonë, dhe ata janë nxënësit, çunat dhe gocat e mrekulleshëm të Tiranës. Nuk jemi perfektë, por kemi bërë shumë! Dhe jo pa qëllim, kërkesat e prindërve për regjistrime në shkollat publike janë rritur, çka e bën të domosdoshme ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i hapim shumë shpejt, së bashku”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kujtoi se ka qenë taksa e gjelbërimit dhe ajo e arsimit, që kanë shkuar si investim në këtë drejtim. “Janë shkolla që janë bërë falë mbështetjes të secilit prej jush, të dashur qytetarë, dhe për këtë unë ju jam shumë mirënjohës. Nëpërmjet taksës së infrastrukturës arsimore, që në fakt nuk ishte një taksë e re, ishte taksa e gjelbërmit, që për 4 vite mblidhej për pemë, ne thjesht vendosëm që me ato para, të ndërtonim shkolla, sepse besojmë që pemët, siç kemi treguar, mund t’i gjejmë dhe me donatorë dhe me kontribute private, ndërkohë që ai 150 lekëshi, më pak sesa një kapuçino, që ne e shpenzonim si taksë për pemët çdo muaj, sot është shfrytëzuar për të ndërtuar këto 40 e ca shkolla të reja dhe besoj se kemi bërë vendimin e duhur, duke mos rritur taksat, por duke përdorur një taksë të vjetër, për diçka që sot e marrim me kontribut vullnetar, dhe për ta kaluar atë në një shpenzim afatgjatë për arsimin në Tiranë”, tha Veliaj.

Etiketa: shkollatVeliaj

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Raste të reja të helmimit të vajzave në Iran

Raste të reja të helmimit të vajzave në Iran

Banka Qendore Europiane do të rrisë normat e interesit, Lagarde: Nuk mund ta ulim gazin  

Lagarde: Është ende herët për të shpallur fitoren ndaj inflacionit

Nga Athina, Zv.Kryeministri i Kosovës i kërkon Greqisë njohje

Nga Athina, Zv.Kryeministri i Kosovës i kërkon Greqisë njohje

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com