Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 vite nga rënia heroike e Jasharajve, Besarta: Nuk e dija që ajo ishte nata e fundit

2023/03/05 at 10:35 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tanke serbe mbi kullë, si u vranë 59 anëtarët e familjes së Adem Jasharit

5 Marsi i këtij viti shënon 25-vjetorin e nisjes së sulmeve serbe ndaj kullës së Jasharajve.


Pushka e fundit u shëua më 7 Mars, ndërsa Adem Jashari ra heroikisht së bashku me familjen me 58 anëtarë, përfshirë edhe fëmijët. E mbijetuara e vetme e atyre tri ditëve ishte Besarta Jashari, e bija e Hamzë Jasharit.

“Një ditë para betejës së lavdishme, ishte çdo gjë zakonshme në jetën time… nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër.

Nuk e dija… Sinqerisht, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që do të luaja me Blerinën e vogël, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që nëna Feride do më puthte ballin para gjumit.

Nuk e dija, se isha fëmijë. E lindur dhe e rritur në kullën e mësuesit të parë shqiptar në atë anë, më kishte krijuar bindjen se përpjekja e babës Shaban, babushit Hamëz dhe balit Adem për çlirimin e vendit ishte veçse obligim. Ne si fëmijë të Familjes Jashari, ishim mësuar ti shohim burrat tonë të armatosur dhe të përndjekur, ishim mësuar edhe me represionin e pushtetit të atëhershëm serb mbi shqiptarët e asaj ane – me theks të veçantë mbi familjen tonë. Për këtë na kishte fol babushi e bali Adem, se pushtuesi duhet të largohet nga vendi jonë – për çdo çmim, ndërsa baba Shaban na tregonte historitë që ishin frymëzim për kombin. Andaj besoj që ne të gjithë fëmijët e Jasharëve ishim të përgatitur për betejën që po na priste.Por, nuk e dija që mizoria e pushtuesit serb nuk do të kursente asgjë.

Para agimit, u zgjuam nga zhurmët e makinerisë së pushtuesit serb që kishin rrethuar kullën e babës Shaban, edhe atëherë nuk e dija se çfarë po na priste. Derisa nëna më porositi të marr dru për zjarrë, takova babushin i cili pranë odës ishte duke tymosur duhan me armë në brez e në krah – si asnjë herë më parë ndjeva dashurinë për babushin, si asnjë herë më parë pash bukurinë e tij. E pyeta: “Babush, çka po bohet? Çka është kjo zhurmë?” I buzëqeshur më tha: “Kurgjo, qika jem. Po nihen dikun shkijet, po nuk jon tu ardh te na”.

Nuk e di pse, sa herë që fliste babushi ma qetësonte shpirtin. Ajo ishte hera e fundit që e pash të gjallë, por zërin ia kam dëgjuar deri në rënien e tij – duke kënduar këngën e mëmëdheut.  Krahas babushit, e këndova edhe vet… E këndoj edhe sot, kënga që përbën mesazh për bashkëluftëtar, mesazh për bashkim, mesazh për obligimin që kemi para shqiponjës.  Nuk zgjati edhe shumë, zhurma e makinerisë së forcave serbe po afrohej, që në mëngjes po dëgjohej larg.

Natyrshëm u mobilizuam të gjithë anëtarët e familjes, këngës së babushit iu përgjigjëm me rradhë…

Betejës që u bë shkëndi e luftës çlirimtare, po i afrohej fundi… epilogu ishte i rëndë dhe i dhimbshëm për mua – babushi që me tha: “Kurgjo, qika jem” nuk e kishte pas njëmend, as nëna që më shtrëngonte e më thoshte ‘Mos u tut, qika jem” nuk e kishte pas njëmend…

Njëmend, paska qenë vendosmëria e familjes time për çlirimin e atëdheut.  E gjitha që kishte ndodhë në betejën e familjes Jashari, është në zemrën dhe mendjen time… do të mundohem që këtë përjetim dhe ngjarje ta ndajë me kombin tim – atëherë kur mundem”, shkruante Besarta në kujtimet e saj për ngjarjen.

Në 25 vjetorin e rënisë heroike të komandatit legjendar, Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë, Qeveria e Kosovës ka parashikuar manifestim të njohur si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ndërsa në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke nisur nga ora 12:00 do të zhvillohet ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.  Ndërkohë, nesër do të vazhdojnë homazhet në Prekaz si dhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne. Ndërkohë në ditën e tretë, më 7 mars do të zhvillohet nata e zjarreve në Prekaz./Opinion.al

Etiketa: 5 marsadembesartajasharaj


Ju sugjerojmë

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
Aktualitet

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

23 Korrik, 2025 9:55 pm
Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Gjykata Ndërkombëtare:Shtetet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike
Bota

Gjykata Ndërkombëtare:Shtetet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

23 Korrik, 2025 8:10 pm
Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
Aktualitet

Qeveria merr vendimin: Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit për pasuritë private…

23 Korrik, 2025 8:00 pm
Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!
Aktualitet

Mblidhet qeveria, merren disa vendime: 10 mln lekë për Federatën e Skive!

23 Korrik, 2025 7:44 pm
Trump bisedon me Presidenten e Meksikës mbi çështjen e migracionit në kufi
Bota

Presidentja e Meksikës: 75.000 meksikanë janë kthyer vullnetarisht nga SHBA-ja

23 Korrik, 2025 7:32 pm
Para
Kandidati i Himarës padi kundër Taulant Ballës, kërkon 1 milion lekë dëmshpërblim

Kandidati i Himarës padi kundër Taulant Ballës, kërkon 1 milion lekë dëmshpërblim

Xhaçka: Shqiptarët, pa viza drejt Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

6 shqiptarët mes viktimave të përplasjes së trenave, Ministria e Jashtme publikon emrat

A jam mirë këtu? Pyetja e makinistit para përplasjes së trenave

A jam mirë këtu? Pyetja e makinistit para përplasjes së trenave
















TE FUNDIT

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
23 Korrik, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu takoi në Bazën Ajrore të Farkës pilotët hungarezë të dy helikopterëve që erdhën në ndihmë...

Lexo më shumë

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
23 Korrik, 2025

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim...

Lexo më shumë

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
23 Korrik, 2025

Nga 1 janari i vitit 2026, çdo qytetar do të ketë mundësinë të kryejë rivlerësimin e banesës së tij në...

Lexo më shumë

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
23 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po mbyllin një marrëveshje tregtare që do të vendoste tarifa prej 15% për importet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com