Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Sali Berisha foli për mediat duke thënë se mënyra më e mirë për t’u futur në zgjedhje është përmes koalicionit me partitë opozitare.
Ky ka qenë dhe një nga propozimet e bëra dhe nga disa prej anëtarëve të kryesisë. Po ashtu, është propozuar që kandidat te PD të kandidojnë dhe si të pavarur, por Berisha thekson ky propozim nuk është i përshtatshëm.
“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin. Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari. Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar. Kemi besim tek Gjykata Europiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës. Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës, por kjo nuk është mënyra e duhur se nuk mbledh vota”, tha Berisha.