Kryeministri Edi Rama ka sqaruar publikun për deklaratat e djeshme në parlament. Në një status në “Twitter”, Rama thotë se nuk ka paralajmëruar asnjë non grata, ndërsa shprehet se, gjatë fjalimit të tij, thjesht kujtoi se politika amerikane është një qasje strategjike dhe jo “muhabet leku, gjize e byreku.”
“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”-shkruan Rama.
Kujtojmë se gjatë fjalimit të djeshëm në Kuvend, Rama mohoi akuzat e bëra nga Berisha se kreu i qeverisë ka ndikuar në shpalljen non grata të tij. Rama shtroi pyetjen: Si mund ta mendoni që SHBA furnizohen nga unë dhe gjiza ime..?”/Opinion.al