Në seancën që po mbahet sot në Gjykatën e Apelit për vulën e PD, përfaqësusi ligjor i Sali Berishës, Ivi Kaso, ka bërë kërkesë paraprake që Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi sipas tij gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.
“Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar anknkuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”-ka deklaruar Kaso.
Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i Alibeaj, Indrit Sefa është shprehur: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në kete faze proceduriale. Gjykata duhet ti shqyrtoje te gjitha elememtet ne teresine e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritet juridik dhe duhet te kete prokure te posaçme. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës, edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit.
Kaso më tej ka deklaruar: Nuk duhet të ishte pranuar ankimi i deputetit Enkelejd Alibej duke qenë se personi që ka paraqitur ankimin nuk ishte palë në proces./Opinion.al