Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka komentuar akuzat e PD-së se kreu i qeverisë ka punuar për asgjësimin e opozitës.
Rama ka thënë se nuk është ai që përdorur FBI-në për të eliminuar opozitën por është opozita që ka tradhtuar duke marrë paratë Ruse.
Kryeministri shprehet se opozita është me fat që është në Shqipëri dhe i ka shpëtuar përgjegjësisë fal prokurorisë e cila mbylli çështjen e 21 janarit pa fajtor.
“Ju qofshi, por zoti ju ndihmoftë, rrugë-humburit që vinë me kuaj dhe autobus që paguan nga puna e ndershme e personit M, Y etj.
Thuaje dhe një herë tjetër. Tradhti kombëtare. Kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminojë ata që eliminohen vetë. T’a eliminoje demokracinë. Të shkatërrojë demokracinë duke përdorur FBI-në…
Ta zemë sikur unë e kam përdorur FBI-në, ç’ka jo unë një kryeministër i vendit milingonë në hartën e botës, por vetëm zoti i Shtëpisë së Bardhë mund ta bëjë. Nuk ekziston.
Dhe ku kam tradhtuar unë dhe si, kur jeni ju që i keni marrë paratë ruse. Jeni ju. Fati i hetimit për ata matanë nuk dihet akoma.
Këtu në Shqipëri ju i shpëtuat përgjegjësisë fal asaj prokurorie e cila e mbylli si shpëtim të gabuar me historinë e 21 janarit pa fajtor. Lavdi zotit për ju nuk jam prokuror”, tha Rama.