Teksa pritet të mbahet ditën e sotme në parlament mocioni me bebat me kryeministrin Rama, gjashtë deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë ndarjen e seancës së pyetjeve nga mocioni me debat.
Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputetët Edi Paloka Tritan Shehu, Greta Bardelli, Lindita Metaliaj, Kasëm Mahmutal dhe Alban Vokshi kërkojnë që të jenë ata të parët në listën e diskutantëve dhe jo të fundit.
Gjithashtu në kërkesën e firmosur nga 6 deputetët e PD-së kërkohet që seanca e pyetjeve dhe mocioni me debat të mos bashkohet në kohën e debatit.
Seanca maratonë për mocionin me debat në lidhje me çështjen McGonigal do të mbahet sot në Kuvend dhe çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion.