Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës, ka sqaruar për mediat dinamikën e masakrës të ndodhur të mërkurën në Tiranë, ku në 3 ngjarje të ndryshme u vranë 3 gra dhe u plagosën 3 gra të tjera.
Në orën 12:15, Dan Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta.
Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.
Pas kësaj, Dan Hutra ka lëcizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.
Vocaj, shprehet Hutra ende nuk është marrë në pyetje, ndërsa shton se në momentin e arrestimit autori nuk bërë rezistencë dhe nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
“Ngajrja e sotme ka dinamikën si mëposhtë në orën 12:15 autori dan Hutra ka plagosur me thikë shtetasen M.G banuese në Astir. Pas kësaj ngjarjeje ëhstë larguar me mjetin “benz”, dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamëz në banesën e ish-bashjetueses. Ka plagosur me armë zjarri Helena dhe Kujtime Huajn, ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysjan, motrët e ish-bashkëjetueses dhe Hasime daku të fejuarën e kunatit. Pas kësaj ngjarjeje autori ka lëvizur në rugën e arbrrit, rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti, ka vrarë tleva kurtin. Policia e shtetit ka marrë njftim në orën e 13:35 minuta. Pas ngjarjes janë ngritur pika kontrolli, janë zhvilluar kontrolle. Falë reagimit të policisë rreth orës 18:35 është bërë arrestimi i Dan Hutras”, tha Vocaj.