Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi sot ushtrinë ukrainase për përpjekje për të kryer një sulm me dron në bregun verilindor të Detit të Zi.
“Regjimi i Kievit u përpoq të sulmonte objektet e infrastrukturës civile në rajonin e Krasnodarit dhe Republikën e Adygeas me drone”, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, “njësitë e luftës radio-elektronike të Forcave të Armatosura Ruse neutralizuan dronët”, të cilët humbën më pas edhe kursin.
“Një dron u ul në një fushë, tjetri devijoi nga rruga dhe nuk dëmtoi infrastrukturën civile të targetuar”, shtoi komanda ruse.
Rajonet ruse në kufi me Ukrainën, veçanërisht Belgorod, Bryansk, Kursk dhe Krasnodar, janë rregullisht në shënjestër të sulmeve ushtarake ukrainase, të kryera shpesh me dronë.