Një grua dhe dy vajzat e saj kanë dhunuar fizikisht një kasiere në një dyqan ushqimor në Bronx.
Lisbel Rodriguez Luna, 25 vjeç është rrahur dhe ka marrë plagë të rënda në trup.
Bëhet me dije se konflikti nisi për një mosmarrëveshje për blerjen e shisheve të riciklueshme.
“Askush nuk më ka sulmuar kështu”, tha Luna, duke shtuar se ajo ka frikë të kthehet në punë sepse sulmuesit e saj janë ende të lirë dhe mund të kthehen.
Por shitësja e frikësuar thotë “duhet të kthehem. Duhet të punoj. Unë kam nevojë për para. Unë kam nevojë për punën time. Nuk e di se çfarë mund të bëj tjetër”.
Pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga The Post tregojnë disa gra duke sulmuar dhe goditur me grusht nëpunësen para saj ndërsa stafi i dyqanit përpiqej t’i largonte gratë prej saj./Opinion.al