Në rrjetet sociale është publikuar një tjetër rast dhune mes të miturash. Sipas “A2”, vajzat e përfshira në konfliktin fizik janë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.
Në momentin e ngjarjes pranë vajzave ndodhen edhe bashkëmoshatarë të tyre të cilët i kanë filmuar dhe më pas vidoja është postuar në rrjetet sociale.
Deri më tani ende nuk ka informacion se në çfarë kohe ka nodhur ngjarja. Disa ditë më parë, 4 nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” po ashtu u përfshin në një ngjarje të tillë.