Rrugët e disa lagjeve në Lezhë janë përmbytur pas reshjeve të shiut që përfshiu vendin ditën e sotme. Prezencë më të madhe uji janë regjistruar në blloqet e banimit tek “11 janari” dhe lagjja “Besëlidhja”.
Uji përmbyti rrugët dhe bllokoi hyrjet e pallateve. Kjo krijoi vështirësi në levizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Kjo situatë u krijua në një kohë të shkurtër pasi vërshimi i ujërave ishte i vështirë dhe niveli i ujit arriti deri në 30 cm.
Në terren u angazhuan punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyjnë në largimin e inerteve nga pusetat e bllokuara.