Kërkesa e prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për shetasen Svetlana Timofeeva një ruse e akuzuar për spiunazh, është pranuar nga Gjykata e Elbasanit.
Svetlana ka dalë përsëri para Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Elbasanit, pas kërkesës. Mbrojtja kundërshtoi pasi rusja i ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.
Pas sulmit në ish-uzinën e Armëve në Gramsh ndaj ushtarëve shqiptarë në gusht të vitit të kaluar, Svetlana Timofeeva, është arrestuar në vendin tonë bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov.
ELBASAN
Gjykata e Elbasanit pranon kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse Svetlana Timofeeva, e akuzuar për spiunazh.
Timofeeva ka dalë sërish para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan pas kërkesës së prokurorisë për zgjatjen e afateve të paraburgimit.
Por mbrojtja kundërshtoi pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.
Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë, megjithëse mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares.
Timofeeva u arrestua gushtin e vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit.