Nga emisioni “Opinion”, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar mercenar gazetarin Adriatik Doçi, i cili ka publikuar të dhëna që sipas tij, e implikojnë atë në aferën e inceneratorëve.
Po ashtu, Doçi ka publikuar dhe e-mailet që vërtetojnë që Ahmetaj ka paguar hotelet me kartën e njërit prej ndërtuesve të inceneratorëve.
Më tej, Ahmetaj solli në vëmendje dhe një akuza që i është bërë nga gazetari.
Fevziu: Ke qenë në këto hotele sipas e-maileve të që ka publikuar Adriatik Doçi.
Ahmetaj: Është mercenar.
Fevziu: Çfarë do të thotë mercenar, është gazetar ka bërë një investigim.
Ahmetaj: E di çfarë ka thënë ky djali që ke sjell në studio? Ky ka shkruar në portalin e tij se unë dhe Eriola, tek shtëpia në plazh që ftojmë miq dhe bëjmë orgji. Tani të më thonë mua qytetarët shqiptarë, a ka ndonjë gjë morale. Sulmet janë fakte të mercenarëve. Jo s’është e vërtetë, nuk kam fjetur në hotel. Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga viti 98’ fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve të bëjnë atë që kam bërë unë…